Blloku Kulturë
Alain Delon, një dalje dinjitoze nga skena
Një legjendë e kinemasë, 86 vjeç, Alain Delon po rikuperohet nga një goditje në tru. Shtetas i Zvicrës, vendi në të cilin ai banon, Delon nuk ka humbur rastin në vitet e fundit për të përsëritur mbështetjen e tij për eutanazinë. Për disa vite në luftë me depresionin, Delon i ka shprehur hapur qëndrimet në favor të praktikës që njihet ndryshe si vetëvrasje e asistuar.
Mikhail Baryshnikov: Mos e vini peshën e vendimeve politike mbi kurrizin e artistëve rusë
E ashtuquajtura rusofobi, pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, sa vjen e zgjerohet. Këtë muaj, dirigjenti Valery Gergiev dhe sopranoja operistike Anna Netrebko ishin ndër ata që humbën punën prestigjioze në Perëndim për shkak të lidhjeve të tyre me regjimin e Vladimir Putinit.
Inteligjenca artificiale "dekodifikon" Pikason (FOTO)
Një pikturë e qe që mban firmën e Pablo Picasso-s doli në dritë falë përdorimit të inteligjencës artificiale. Oxia Palus, një kompani që punon për gjetjen e artit të humbur, zbuloi pjesën e titulluar "Nudo e vetmuar". Portreti u pikturua nga Picasso kur ai krijoi "Vakti i të verbërit" në 1903 - një praktikë e zakonshme në atë kohë për të kursyer paratë e kanavacës.
UNESCO ngre alarmin për spastrimin kulturor të Ukrainës
UNESCO ngre alarmin për rrezikun e shkatërrimit të kulturës ukrainase nga agresioni ushtarak rus.
“Qendrat e qyteteve janë dëmtuar rëndë, disa prej të cilave kanë sajte dhe monumente që datojnë në shekullin XI”, citon Euronews Lazare Eloundou-n, drejtoresha e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Seksi dhe filozofia/ Ndikimi i jetës intime në idetë e mendimtarëve të mëdhenj
A ka ndikuar jeta intime e filozofëve të mëdhenj në idetë që ata sollën? Në librin e tij “Dashnorët dhe filozofia”, Warren Ward, psikiatër dhe psikoterapist, analizon filozofinë që nga iluminizmi deri në fund të shekullit XX. Ai hyn në jetën e filozofëve më të njohur si: Kant, Hegel, Niçe, Hajdeger, Sartri, Foko dhe Derrida.
Mund të mësohet shumë nga udhëtimi i thellë i Ward-it nëpër historinë e filozofisë. Studimi i tij na kujton se, megjithëse këto figura u bënë autoritete, dhe emrat e tyre sot përmenden me respekt, ky autoritet nuk u fitua pa vështirësi.
Antisanksionet/ Rusia kërkon mbrapsht veprat e veta të artit
"Na vjen keq t'ju informojmë se, bazuar në vendimin e Ministrit të Kulturës Ruse ...". Kështu nis një letër e dërguar nga Shën Petërsburgu gjysmës së botës. Letra kërkon kthimin mbrapsht të gjitha veprave të e artit rus që u janë huazuar institucioneve muzeale. Ajo mban firmën e profesor Mikhail Piotrovsky, drejtor i përgjithshëm i Hermitage.
T'i vësh sanksione edhe letërsisë ruse
Në valën e sanksioneve kundër Rusisë për agresionin ushtarak në Ukrainë, një universitet mori një vendim që shkaktoi jo pak habi dhe reagime. Universiteti Bicocca në Milano vendosi heqjen e leksioneve për veprën e shkrimtarit rus Fjodor Dostojevski. Kjo hapi menjëherë një debat të madh, në të cilin u përfshinë figura të politikës dhe personalitete të njohura të kulturës.
Zërin e ngriti i pari profesor Paolo Nori, i cili është lektor në kursin e Dostojevskit. Ai njoftoi sot se kursi anulohet për shkak të detyrimit nga universiteti, një vendim që ai e quajti censurë qesharake.
A diskriminon gjuha?
Semiologu italian, Stefano Bartezzaghi, thotë se fjalët nuk duhen parë si një etiketë që ngjitet mbi atë çka emërtojnë. E megjithatë, nuk e miraton spastrimin e gjuhës, për hir të të qenit politikisht korrekt.
Revolucion përmes Gjuhës Kombëtare*
27 janari 1794 shënon ndoshta rastin e parë në historinë politike kur një trupë e zgjedhur postulon një nevojë imediate për unifikimin e një gjuhe kombëtare.
Botuesit japonezë kërkojnë dëmshpërblim për piraterinë e mangave
Katër botues të mëdhenj japonezë të mangave njoftuan se do të padisin një kompani amerikane, e cila sipas tyre bën hostimin e serverëve të një faqeje pirate, çka e bën këtë ofensivën më të fundit kundër kopjeve të paligjshme të novelave të tyre karakteristike.
Pirateria nuk është një problem i ri për industrinë e famshme të mangave japoneze, për të cilat botuesit thonë se humbasin miliona të ardhura.