Blloku Ekonomi
BE kundër Apple: Shkel konkurrencën në tregun e transmetimit të muzikës
Komisioni Evropian ka paraqitur ankesa të reja zyrtare kundër Apple për prishjen e konkurrencës në tregun e transmetimit të muzikës duke abuzuar me pozicionin e tij dominues për shkak të aplikacioneve të posaçme në App Store.
Trashëgimtarët e Samsungut do t’i paguajnë shtetit një nga taksat më të mëdha në histori
Trashëgimtarët miliarderë të Samsung Group do të paguajnë një nga taksat më të mëdha në histori, rreth 11 miliardë dollarë, një shumë që do të shlyhet përgjatë disa viteve.
Turqia, destinaconi kryesor i mbetjeve të BE-së
Eurostat ka raportuar së fundmi edhe destinacionin kryesor të mbetjeve të gjeneruara në BE. Turqia është vendi ku mbetjet urbane të BE-së eksportohen më së shumti me 13.7 milionë tonë në vit, një shifër 3 herë më e lartë sesa në vitin 2004.
Destinacioni i dytë është India me 2.9 milionë tonë mbetje, pë të vazhduar me Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicrën me 1.6 milionë tonë, Norvegjinë 1.5 milionë tonë, Indonezia dhe Pakistani me nga 1.4 milionë tonë.
6.2 mld euro dëm ekonomik nga prokurimet në 8 vjet të qeverisë "Rama"
Ish-kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, aktualisht drejtues i listës së kandidatëve për deputetë të PD-së në qarkun Vlorë, thotë se dëmi ekonomik i qeverisë “Rama” në 8 vjet është 6.2 miliardë euro. Sipas Leskajt, ky dëm ka ardhur vetëm nga shpërdorimi i parasë publike përmes prokurimeve duke favorizuar njërën palë apo tjetrën dhe duke injoruar ofertat më të ulëta. Shifra është një vlerësim i Gjykatës së Audituesve që thotë se qeveria “Rama” gjeneron një dëm vjetor prej 250 milionë euro. Më poshtë prononcimi i z. Leskaj për MCN TV:
BE i mbyll derën Malit të Zi për borxhin ndaj Kinës
BE refuzon kërkesën e Malit të Zi për ndihmë në shlyerjen e një huaje të marrë në Kinë. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, tha se BE nuk asiston në ripagimin e huave nga palët e treta.
“Bashkimi Evropian ka krijuar një instrument konkret për të mbështetur projektet kryesore të infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor”, tha ajo duke theksuar se Plani Ekonomik dhe i Investimeve, i prezantuar në tetor të vitit të kaluar, do të ndihmonte për të marrë fonde nga investitorë të tjerë publikë dhe privatë, përfshirë Banka e Investimeve.
Rregullat e reja të BE-së “vrasin” makinat hibride
Makinat hibride janë parë prej kohësh si alternativa miqësore me mjedisin. Por së fundmi, sipas disa ekspertëve, ashpërsimi i rregulloreve evropiane mund t’i nxjerrë ato gradualisht nga qarkullimi.
Politikat europiane për automjetet hibride plug-in (PHEV), të cilat kanë një bateri elektrike dhe një motor me djegie, mund të nënkuptojnë që teknologjia "tranzitore" të ketë jetë më të shkurtër sesa parashikohet nga disa prodhues liderë të automjeteve.
De-euroizimi dështoi
Nisma për deeuriozimin në Shqipëri nuk ka rezultuar efikase. Sipas sekretarit të përgjisthshëm të Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, fakti që janë mbi 50% në valutë, tregon se euro është shumë dominate dhe kjo sipas tij penalizon bankat.
Sekretet e mëdha të Luksemburgut, vendi ku "do të jesh edhe nëse je kriminel"
Qeveria ndërhyn pas 39 vjetësh në Fierzë. Gjen para në Gjermani
Më datën 16 mars 2021 qeveria shqiptare ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që rregullon financimin e rehabilitimit të Hidrocentralit të Fierzës. Sipas këtij drafti, qeveria ka rënë dakord me qeverinë gjermane për financimin prej 42 milionë eurosh, nga të cilat 40 milionë euro kredi e butë nga KFË dhe 2 milionë euro për masat shoqëruse. Në vlerësimin që i bëhet projektaktit qeveria deklaron se ai i:
Studimi/Europës i duhen 300 mld euro investim për instalimin e teknologjisë 5G
Një raport i fundit studimor i Boston Consulting Group, kryer për llogari të Shoqatës së Operatorëve Europianë të Rrjetit të Telekomunikacionit, tregon se instalimi i plotë i teknologjisë 5G në Europë kërkon një investim prej 300 miliardë eurosh. Sipas dokumentit në fjalë, nëse një gjë e tillë do të realizohet atëherë në Euruopë deri në vitin 2025 do të gjenerohen 113 miliardë euro në vit dhe 2.4 milionë vende të reja pune.