Blloku Ekonomi

Parashikimi i FMN: Rritja ekonomike 6% për 2021, pandemia rëndon mbi vendet në zhvillim

Postuar në 01 Gusht, 2021 12:53

Për vitin 2021, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një rritje ekonomike prej 6.0% në 2021 dhe 4.9 % për vitin 2022. Aksesi në vaksina vijon të mbetet një nga elementët kryesorë që do të përcaktojë rimëkëmbjen globale. Në kët pikë, vendet ndahen në dy grupe: ato që mund të presin normalizimin e mëtejshëm të aktivitetit më vonë këtë vit (pothuajse të gjitha ekonomitë e përparuara) dhe ato që do të përballen akoma me përhapjen e infeksioneve dhe rritjen e vdekjeve nga COVID.

Philip Morris: Ndalojmë shitjen e paketave në Britaninë e Madhe brenda 10 viteve

Postuar në 26 Korrik, 2021 19:14

Gjigandi teknologjik Philip Morris do të ndalë shitjen e cigareve në Britaninë e Madhe brenda një dekade. Njoftimi është bërë publik nga kreu ekzekutiv i kompanisë, Jacek Olczak që ka bërë të ditur se vendimi është pjesë e planit për të nxjerrë cigaret tradicionale nga tregu.

Dua t’i lejoj kompanisë që ta lërë prijen e duhanit pas

ka thënë Olczak për mediat britanike.

Raporti: 1,2 miliardë tonë ushqim humbet ende pa hyrë në zinxhirin e furnizimit

Postuar në 22 Korrik, 2021 14:52

Një sasi e jashtëzakonshme ushqimi shkon dëm që në ferma, ende pa hyrë mirë në zinxhirin e furnizimit. Një raport i përgatitur WWF dhe gjiganti britanik i shitjeve me pakicë, “Tesco”, vlerëson që sasia totale e ushqimit të humbur në ferma arrin në 1,2 miliardë tonë, e barabartë me peshën e 10 milionë balenave blu.

Mali i Zi i shpëton borxhit kinez

Postuar në 21 Korrik, 2021 20:17

Mali i Zi ka arritur një marrëveshje me katër banka ndërkombëtare për të shmangur rrezikun që paraqiste për të një borxh 1 miliard dollarë ndaj Kinës. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve MINA, e cila i referohet një deklaratë të ministrit të Financave, Milojko Spajiç.

Marrëveshja që rifinancon borxhin parashikon edhe uljen e normës së interesit për shlyerjen, raporton Reuters.

Excelerate Energy shqyrton mundësinë e një gazsjellësi në Shqipëri

Postuar në 20 Korrik, 2021 23:49

Mundësia e një gazsjellësi në Shqipëri po shihet me interes nga një kompani amerikane me bazë në Teksas. Excelerate Energy me bazë në Teksas ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Shqipërinë. Kompania në fjalë do të bashkëpunojë me kompaninë Snam dhe Albgazin për ta eksploruar këtë mundësi.

BQE teston euron dixhitale

Postuar në 14 Korrik, 2021 21:40

Banka Qendrore Evropiane do të krijojë një version dixhital të monedhës euro dhe do të ndjekë zbatimin e saj për 24 muaj. Vendimi ishte i pritshëm që kur Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, njoftoi para pak ditësh se po punohet për euron dixhitale.

G20 i hap dritën jeshile taksës për gjigantët e teknologjisë

Postuar në 10 Korrik, 2021 23:08

Vendet e G20 kanë rënë më në fund dakordësinë për të taksuar kompanitë shumëkombëshe. Ministrat e Financave të G20 miratuan të shtunën një reformë tatimore, që synon t'u japë fund parajsave fiskale, duke hapur rrugën për një taksim të ri që duhet të jetë në fuqi deri në 2023. Propozimi për një normë globale të taksës së korporatave me 15% është miratuar tashmë nga më shumë se 130 vende.

Drejt ngritjes së një agjencie të re europiane kundër pastrimit të parave  

Postuar në 08 Korrik, 2021 19:04

Një agjenci e re që do të luftojë pastrimin e parave dhe do të monitorojë zbatimin e rregullave të reja të transparencës për transferimet e kriptoaseteve pritet të ngrihet nga Bashkimi Europian. Propozimi është bërë sot, raporton Reuters. Në këtë mënyrë, Blloku u përgjigjet thirrjeve për veprim më të ashpër në lluftën kundër pastrimit të parave.

Ministria e Infrastrukturës zhvillon tendera për "udhëtim në kohë"

Postuar në 17 Qershor, 2021 10:50

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hap tenderin për bileta avioni me itinerar Bari-Milan-Vjenë-Tiranë. Por ajo që të bie në sy në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, ku është publikuar njoftimi, është fakti se tenderi më parë mbyllet sesa hapet. Sipas njoftimit, kompanitë e fluturimit që do t’u mundësojnë zyrtarëve të kësaj ministrie udhëtimin me avion jashtë vendit, duhet ta paraqesin ofertën pas mesnatës së datës 17 qershor 2021.

Dorëheqja e Madhe/Pandemia prek stabilitetin e tregut të punës

Postuar në 14 Qershor, 2021 15:52

Kompanitë që ia dolën me pandeminë po përballen me një problem të ri: më shumë se një e katërta e punonjësve të tyre mund të largohen. Ekonomistët i druhen asaj që e quajnë “dorëheqja e madhe”.

Kjo pasi sondazhet tregojnë se nga 25% deri në 40% e punëtorëve po mendojnë të lënë punën. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi