Blloku Ekonomi

11 lulishtet e Tiranës që kthehen në parkingje (Lista)

Postuar në 27 Janar, 2016 10:01

Veç Parkut "Rinia" 9 lulishte në kryeqytet do të funskionojnë si patkingje nëntokësore. Bëhet fjalë për zona si lulishtja pas Pallatit të Kulturës, që aktualisht shërben si vend pushim e kënd lojërash për fëmijë.
Pak më tutje është parashikuar një tjetër parking te sheshi “Avni Rustemi”, i cili po i nënshtrohet një ndryshimi tërësor, i cili, me sa duket, prek dhe nëntokën. Sipas gazetës "Panorama"Në planet e Bashkisë për të ndërtuar sa më shumë parkingje ka rënë dhe një copë toke mes Bankës dhe Muzeut Kombëtar, madje dhe lulishtja pas Kryeministrisë.

Rama: Mbledhja e të ardhurave me një sistem të ngritur mbi avantazhin që na jep teknologjia

Postuar në 26 Janar, 2016 19:19

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Rama u shpreh i vendosur për të vazhduar partneritetin publik privat si një nga mënyrat për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit. Duke u ndalur tek nisma më e fundit e Ministrisë së Financave për t’ia besuar ngritjen e një sistemi on line  të raportimit të tvsh-së një kompania private, kryeministri  tha se qeveria ka bërë një zgjedhje që nuk rëndon mbi publikun dhe që do të sjellë më shumë të ardhura në arkën e shtetit.

Doganat: “Të ardhurat ranë sepse ranë importet dhe u rritën eksportet”. Pse nuk kanë rënë çmimet mbetet enigmë

Postuar në 26 Janar, 2016 15:37

Pikiata e të ardhurave në Dogana është justifikuar nga drejtuesit e saj si e lidhur me faktorë që nuk varen nga Shqipëria.

8 milionë euro detyrime të prapambetura nga qeveria në 2015

Postuar në 26 Janar, 2016 11:34

Teksa Komisioni Europian vëren se qeveria ka performuar dobët me mbledhjen e të ardhurave nga TVSH dhe Akciza akumulimi i gati 8 milionë euro detyrime të prapambetura deri në fund të tetorit 2015 ka angazhuar qeverinë që të forcojë më tej kontrollin mbi zinxhirin e disbursimit të fondeve buxhetore.
Monitor thotë se sipas një udhëzimit të fundit të Ministrisë së Financave për zbatimin e buxhetit 2016, do të ushtrohen kontrolle financiare paraprake shtesë në procesin e menaxhimit të fondeve publike.

KE: Shqipëria ka punuar keq në mbledhjen e të ardhurave. Faktorë kyç: TVSH-ja dhe akciza

Postuar në 25 Janar, 2016 18:06

Raporti tremujor i Komisionit Europian për zhvillimin ekonomik në vendet kandidate ka konstatuar pika të dobëta. Të dhëna negative raportohen edhe në tregues si të ardhurat dhe shpenzimet. “Raporti vëren se mungesa u shkaktua kryesisht nga të ardhurat më të ulëta se sa priteshin nga TVSH-ja (3.8% nën plan) dhe akcizës (10.2% më pak). Megjithatë, shkalla në të cilën nuk janë realizuar shpenzimet ka qenë edhe më e madhe më me 7.9%”, raporotn “Monitor”.

Evazioni me pagat e sektorit privat, vjen "furtuna" e radhës për bizneset

Postuar në 25 Janar, 2016 10:30

Pas aksionit kundër informalitetit që u shoqërua me një klimë represioni ndaj biznesit dhe që nuk dha efektet e pritshme qeveria ndërmerrer një tjetër nismë për të luftuar evazionin në ekonomi dhe shmangien e subjekteve nga detyrimimet fiskale. Verifikimin e pagave për të punësuarit në sektorin privat. Monitor thotë se deklarimi i pagave më i ulët se realja në sektorin privat është një nga burimet më të mëdha të evazionit në vend.

MSH: Check-up, 64 milionë vs. 189 milionë

Postuar në 25 Janar, 2016 10:26

Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Shëndetsisë njofton se programi i kontrollit bazë falas 40-65 vjeç (i njohur si check-up) pritet t’i kushtojë taksapaguesve 64 milionë dollarë në 10 vjet dhe jo 120 milionë euro, siç është pretenduar nga opozita. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetsisë vlerëson se përfitimet totale nga programi pritet të jenë 189 milionë dollarë. Pra, kursimi neto pritet të jetë 125 milionë dollarë në 10 vjet.

INSIG në shitje

Postuar në 24 Janar, 2016 21:16

Ditën e hënë, qeveria do të shpallë në Agjencinë e Prokurimeve Publike, tenderin për privatizimin e kompanisë së vetme shtetërore në tregun e sigurimeve INSIG. Vlera me të cilën shteti po e shet INSIG-un është 15 milion euro, por kjo nuk do të jetë definitive.

Në një Intervistë për Vizion Plus, zv/Ministri i Ekonomisë Ervin Mete, thotë se pavarësisht vlerës, rëndësi do të ketë plani i investimeve dhe eksperienca e kompanisë në këtë treg. Por përse vlera e kompanisë është në rënie? Që nga viti 2008, kur ajo u nxor në shitje, vlerësimi shkonte ne 40 milion euro.

Vështirësia e bashkimit të tatimeve me doganat

Postuar në 24 Janar, 2016 21:09

Qeveria po studion mundësinë e bashkimit të Tatimeve me Doganat në një institucion të vetëm.Zyrtarë të lartë në Ministrinë e Financave bëjnë të ditur se që prej vitit të kaluar është ngritur një grup pune që po shqyrton mundësinë e këtij bashkimi, duke studiuar eksperiencën e tre vendeve: Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë.

Por ky proces nuk duket të jetë i lehtë, edhe pse qeveria e ka premtuar në programin e saj. Kjo për shkak të nivelit të lartë të informalitetit në Shqipëri, por edhe problemeve me realizimin e të ardhurave.

Industria e naftës pezullon investimet dhe shkurton vendet e punës

Postuar në 24 Janar, 2016 10:44

Industria e naftës në vend pezullon investimet, ndërsa ka shkurtuar 500 vende pune në pak muaj. ‘Transoil Grup’, kompania e nxjerrjes dhe kërkimit të naftës në vend me 150 të punësuar, planifikon të shkurtojë 66% të vendeve të punës pak ditë më parë. Burime brenda kompanisë bëjnë të ditur se vendimi erdhi pas uljes së çmimit të naftës në tregun botëror nën 30 dollarë për fuçi. Vendimi drastik, për të çuar në shtëpi më shumë se gjysmën e punonjësve, erdhi pas një plani të mëparshëm për të ulur me vetëm 20% shpenzimet për paga.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi