Blloku Ekonomi
Rritja e çmimit të biletës së urbanit në Tiranë përfundon në Gjykatë
Çështja e biletës së shërbimit urban në Tiranë përfundon në Gjykatë. Këshilltarët demokratë në Bashki kanë depozituar sot padinë përkatëse, shoqëruar me deklaratën se rritja e çmimit është akt abuzib. “Sot në emër të Partisë Demokratike dorëzova në Gjykatë kërkesën për shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të Erjon Veliajt për rritjen me rreth 40% të çmimit të biletës së transportit urban qytetas në Tiranë, si një akt abuziv që do të rëndojë më tej xhepat dhe jetën e qytetarëve të Tiranës.
Shtyhet miratimi i kësteve të kredisë së FMN-së?
Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk miraton dy këstet e kredisë për Shqipërinë sipas parashikimit të publikuar në muajin nëntor. “Ora-News” raporton se në muajin janar bordi ekzekutiv i FMN-së ka zhvilluar shtatë takime, por në asnjë prej tyre nuk figuron Shqipëria. Po kështu edhe në mbledhjen e datës 5 shkurt, Shqipëria nuk është në axhendë. Të dyja këstet kanë vlerë 73.8 milionë dollarë, lëvrimi i të cilëve “pritet të jetë çështje kohe, pasi palët kanë rënë dakord në plotësimin e detyrimeve që lindin nga marrëveshja e përbashkët tre vjeçare”.
Pushime kolektive nga puna në KESH dhe OST të rojeve të sigurisë. Shërbimi do t’i besohet kompanive private
Koroporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë vendosur të shkrijnë trupën e tyre të sigurisë. Lajmi raportohet nga “shqiptarja.com”, që referon burime të Ministrisë së Energjisë. Po sipas kësaj gazete vendimi është shoqëruar me pushime kolektive nga puna të stafit ekzsitues për arsye se siguria do t’u besohet kompanive private. Reforma në këtë sektor vjen si pasojë e konsultimeve të Bankës Boëtrore, shkruan “shqiptarja.com”.
Intervista/Prof.dr.Sotiraq Dhamo: "Sistemi i administrimit dhe grumbullimit të TVSH-së ka probleme të mëdha dhe duhet patjetër të përmirësohet"
Në një intervistë për revistën "Monitor", prof. dr. Sotiraq Dhamo, përgjegjës i Departamentit të Kontabilitetit, flet për vendimin e fundit të qeverisë për të vendosur partneritet në gjurmimin e TVSH-së.
Qeveria parashikon të japë me PPP sistemin e teknologjisë për të dhënat fiskale (TVSH) që duket se ka ardhur nga një propozim i pakërkuar. Cili është opinioni juaj? Po formën e saj për ta zhvilluar si Partneritet Publiko–Privat?
Fatura e "mëkateve" të qeverisë në 2 vjet
Shkeljet e kryera nga administrata për gjatë periudhës 2013-2015 llogariten në 911 milionë euro. Shkeljet u publikuan dje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në përfundim të gjitha kontrolleve që ky institucion ka kryer vitin e kaluar.
Për dëmin që u është shkaktuar buxheteve në këto viti, nga KLSH-ja janë bërë 51 kallëzime penale dhe janë rekomanduar 1590 masa administrative për punonjësit.
Akuza e Kokëdhimës për ish-kryeministrin
Dje u zhvillua takimi i grupeve të punës për reformën në Partinë Socialiste për qarkun Vlorë dhe Gjirokastër, ku kanë folur edhe kryetari i saj, Edi Rama, si dhe deputeti Koço Kokëdhima, koordinator për qarqet në fjalë. Kokëdhima është një ndër njerëzit më të akuzuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Partia Demokratike, që kanë nisur ta cilësojnë qeverinë, jo më si qeveria Rama-Meta, por si qeveria Rama-Kokëdhima.
Sinjalizohet rikthimi i lejeve të ndërtimit. Ndërtuesit nuk do të shesin pa regjistrim në hipotekë
Qeveria pritet të liberalizojë sërish lejet e ndërtimit, të bllokuara efektivisht prej disa muajsh. “Top-Channel” njofton se ligji për sigurimin e pasurive të paluajtshme do të ndryshojë. “Qeveria do të ndryshojë ligjin ekzistues të sigurimit të pasurive të paluajtshme, për të mbyllur një nga hapësirat më të mëdha të abuzimeve gjatë viteve të fundit në këtë treg, atë të shitjes së apartamenteve nga dy apo më shumë herë. Drafti i ri adreson edhe një tjetër ngërç, i cili ka lidhje me ndërtesat karabina, që bankat sekuestrojnë nga ndërtuesit që nuk kanë paguar kreditë.
A është kuptuar në planin teknik e teknologjik PPP-ja për TVSH-në?
Zef Preçi, një nga ekspertët e ekonomisë që ka prezencë publike, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, ka dhënë një intervistë për “TemaTv” përmes së cilës komenton PPP-në për gjurmimin e TVSH-së. Një temë që po debatohet së fundmi, e që duhet thënë se pak është kuptuar në planin teknik e teknologjik. Preçi me të drejtë vë theksin tek paaftësia dhe militantizmi i administratës, por nuk kuptohet mirë se sesi PPP-ja në fjalë do të ndikohet nga kjo situatë, ndërkohë që kalimi te privati, eliminon synon ndër të tjera të evitojë edhe këtë problem.
I pakënaqur me bankat: Kanë bllokuar kreditimin
Në takimin me Shoqatën e Investitorëve të Huaj, kryeministri zbuloi se qeveria është në bisedime me bankat për të zhbllokuar kreditimin e ekonomisë dhe nxitur sipërmarrjen. "Jemi në bisedime me bankat, se ato po flenë mbi likuiditetin dhe po gjejnë çfarëdo lloj arsyesh për të mos dhënë hua aq sa mundin dhe aq sa duhet.
PPP-ja për gjurmimin e TVSh-së, zv.drejtori i Tatimeve: “Mënyrë efikase kundër evazionit”
Zv.Drejtori i Tatimeve, Xhavit Curri, shpjegon në një intervistë për “Tema TV” arsyet se përse qeveria mori në konsideratë propozimin e një kompanie private për krijmin e një platforme dixhitale për gjurmimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Curri hedh poshtë zërat se DPT-ja nuk ka bërë studim fizibiliteti dhe shton se arsye kryesore është pikërisht lufta kundër evazionit. “Ky është një hap cilësor që është i kërkuar edhe nga BE-ja, pasi ne jemi një vend që aspirojmë të aderojmë në BE dhe kjo është një kërkesë që herët a vonë ne do të duhet ta plotësojmë”, deklaron ai.