A është kuptuar në planin teknik e teknologjik PPP-ja për TVSH-në?

Postuar në 28 Janar, 2016 16:38

Zef Preçi, një nga ekspertët e ekonomisë që ka prezencë publike, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, ka dhënë një intervistë për “TemaTv” përmes së cilës komenton PPP-në për gjurmimin e TVSH-së. Një temë që po debatohet së fundmi, e që duhet thënë se pak është kuptuar në planin teknik e teknologjik. Preçi me të drejtë vë theksin tek paaftësia dhe militantizmi i administratës, por nuk kuptohet mirë se sesi PPP-ja në fjalë do të ndikohet nga kjo situatë, ndërkohë që kalimi te privati, eliminon synon ndër të tjera të evitojë edhe këtë problem. Suksesi i teknologjisë varet nga njohuritë, por edhe vendimmarrja njerëzore. Sot në Parlament, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se “skanimi nxori edhe hashashin në maune, të cilin vetëm syri i doganierit militant nuk e pa”, duke pohuar pa dashur, se investimet në teknologji, por pa ndryshuar shërbimin, nuk sjellin asgjë. Mos vallë shqetësimi, i atyre që aktualisht ende nuk kanë folur, lidhet pikërisht me humbjen e kontrollit që kanë patur deri më tani në administratën shtetërore, prej nga ku zë fill çdo akt korruptiv? Kjo mbetet për t’u parë. Më poshtë intervista interesante e Preçit:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.