11 lulishtet e Tiranës që kthehen në parkingje (Lista)
Veç Parkut "Rinia" 9 lulishte në kryeqytet do të funskionojnë si patkingje nëntokësore. Bëhet fjalë për zona si lulishtja pas Pallatit të Kulturës, që aktualisht shërben si vend pushim e kënd lojërash për fëmijë.
Pak më tutje është parashikuar një tjetër parking te sheshi “Avni Rustemi”, i cili po i nënshtrohet një ndryshimi tërësor, i cili, me sa duket, prek dhe nëntokën. Sipas gazetës "Panorama"Në planet e Bashkisë për të ndërtuar sa më shumë parkingje ka rënë dhe një copë toke mes Bankës dhe Muzeut Kombëtar, madje dhe lulishtja pas Kryeministrisë.
Edhe vendqëndrimi i busteve së tre “Vëllezërve Frashëri” do të kthehet në parking nëntokësor. Lulishtja te monumenti i diktaturës ku ndodhet busti i “Ismail Qemalit”, zonë në të cilën u investua pak kohë më parë, do të prishet për të ndërtuar nën të një tjetër parkim nëntokësor.
Tabloja me 11 parkingje të tilla plotësohet me dy zona të tjera, sheshi “Italia” dhe stadiumi “Qemal Stafa”. Aktualisht, ato janë parkingje mbitokësore nga të cilat Bashkia ka deklaruar se nxjerr fitime të mëdha.
Add new comment