Blloku Ekonomi
Strasburgu nuk pranon "formulën" e qeverisë për pronat
Qeveria shqiptare rrezikon të paguajë një faturë të kripur për kompensimin e 82 dosjeve për kompensim prone në Gjykatën Strasburgut. Myrshit Vorpsi nga Shoqata Pronësi me Drejtësi pohoi se Gjykata e të Drejtave të Njeriut nuk ka pranuar kërkesën e qeverisë shqiptare për të kompensuar dosjet në proces në bazë të zërit kadastral 1944, ku toka truall kompensohet si tokë bujqësore. Gjykata ka kthyer kërkesën e qeverisë shqiptare për të paktën pesë dosje dhe nuk ka pranuar versionin e saj për kompensimin duke sjellë shumë pranë një kolaps fiskal.
Grabitja e parave në Rinas, Banka e Shqipërisë e ka marrë "me qetësi dhe përgjumësi”
Rreth grabitjes më të fundit në Rinas, ka reaguar sot edhe Konfindustria, e cila ka tërhequr vëmendjen drejt rolit rregullator të Bankës së Shqipërisë. Kjo e fundit duket se ka fshehur kokën si struci për shumë nga dukuritë e sistemit bankar, ndërkohë që edhe për çështjen e transportit të parave, dje u mor vesh se Shoqata e Bankave ka 7 muaj që ka kërkuar standardizimin e sigurisë nga autoritetet. Çfarë ka bërë Banka e Shqipërisë për këtë çëhtje? Pak ose aspak po t’i besojmë Konfindustrias që thekson se BSH duhet të mos flejë në këmbë po të bëjë diçka.
Grupi Shtetëror i Punës nuk gjen dot shkaqet e lëkundjeve në Zharrës
Në hijen e skandalit me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ndërhyrjet e tij për pushimin e hetimeve ndaj kompanisë Bankers, Grupi i Punës i ngritur me urdhër të kryeministrit Rama ka dalë me një raport "të bardhë" mbi lëkundjet në fshatin Zharrës.
A ka një projekt real për Karpenin? Cili është roli i Endri Fugës?
Mustafa Nano është fokusuar sot në emisionin "Zululand" tek investimi i shumëdiskutuar mbi portin e Karpenit. Nano ka bërë një rezume të historisë së këtij projekti, të cilën gjatë gjithë emisionit e ka parë me dyshim duke ngritur pikëpyetje.
Me OSHEE-në bën punë paraja nën dorë
Emisioni “STOP” që transmetohet nga e hëna në të premte në ekranin e Televizionit Klan, solli këtë të martë nëpërmjet kamerës së fshehtë, sesi mund të rilidhet energjia duke paguar disa para në dorë. Grupet e kontrollit të OSHEE-së kanë shkëputur energjinë në një lavazh automjetesh, për shkak të faturave të papaguara.
Por inspektori i zonës afër Freskut, Hysen Nika, të takon me shefin dhe “bujaria” e këtij të fundit ta zgjidh hallin. Kamera e fshehtë e “STOP” tregon hap pas hapi këtë moment.
Sistemi energjetik i mbytur në borxhe, arkëtimet e OSHEE nuk mjaftojnë
Sistemi energjetik mbetet ende vulnerabël në drejtim të garantimit të cilësisë dhe kostos së shërbimeve ndaj qytetarëve. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se “sistemi energjetik gjendet prej kohësh në një krizë financiare të trashëguar nga periudhat e mëparshme. Ai ka një mungesë të theksuar efiçense, si rezultat i detyrimeve të akumuluara midis shoqërive publike të sektorit dhe kredive të shumta të marra për përballimin e kësaj krize”.
Hotelet, jo më yje sipas dëshirës së pronarëve
Brenda këtij viti hotelet shqiptare do të klasifikohen me yje, por jo sipas dëshirës së pronarëve por referuar standardeve europiane. Tashmë ka nisur procesi i vetdeklarimit të këtyre hoteleve e më pas do të bëhët çertifikimi i tyre. Zak Topuzi, Kryetar i Shoqatës së Hotelerisë rrëfen ecurinë e procesit, problematikat që hasin dhe nevojën për politika lehtësuse nga shteti për industrinë e turizimit.
1 mld dollarë konçesione premtohen para zgjedhjeve
Qeveria anonçoi programin për investimeve publike përmes Partneritetit Publik Privat në vlerën e 1 miliardë dollarëve. Bëhet fjalë për një numër veprash publike në infrastrukturën rrugore, shkolla dhe qendra shëndetësore ekselence që siç tha kryeministri do të ndërtohen në harkun kohor të 2-3 viteve. Lista e plotë e priroteve nuk është bërë publike, por pritet t’u dorëzohet bizneseve që të përgatisin projektet.
PD-ja depoziton kallëzime penale pa emër për Ilir Beqajn
Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj lidhur me konçesionin e check-up. Akuza është sipas AbcNews, “shpërdorim detyre dhe korrupsion, me anë të një kallëzimi që është bërë pa emër.
Dështon sërish tenderi për zonën e lirë ekonomike të Spitallës
Tenderi ndërkombëtar për të dhënë me koncesion për 99 vite zonën e lirë tekonologjike të Spitallës ka dështuar për herë të dytë, por kësaj here pa shumë bujë. Në bazë të dokumentacionit, ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, ka hapur ofertat në datën 23 dhjetor të vitit që shkoi, por asnjë kompani nuk ka paraqitur interes. Burimet pranë kësaj ministrie thonë se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave është mbledhur në ambientet e ministrisë në orën 10.00 të kësaj date, dhe pasi ka pritur disa orë, është shpërndarë.