Blloku Bota
Daçiç beson ende se Greqia nuk do ta njohë Kosovën
Greqia dhe Serbia nuk po kalojnë periudhën më të mirë të marrëdhënieve mes tyre. Ftohja e beftë erdhi pas vizitës në Prishtinë dhe deklaratave në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias se Athina do të vendosë në kohën e duhur kur dhe si do të njohë pavarësinë e Kosovës.
Pas këtyre qëndrimeve pasuan deklarata nervoze të Beogradit dhe reagime në shtypin grek se interesi kombëtar i Greqisë nuk mund të përcaktohet nga Serbia. Gjithsesi ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, ka deklaruar se nuk ka kurrfarë shenjash se Greqia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Pas 54 vitesh, flamuri amerikan valëvitet në Kubë, John Kerry bën thirrje për hapjen politike të shtetit komunist
Ambasada e SHBA dhe ajo e Kubës u rihapën më 20 korrik të këtij viti. Por flamuri amerikan u valvit sot në ambasadën e SHBA në Havanë për herë të parë që nga viti 1961, pas një ndërprerjeje në marrëdhëniet diplomatike që zgjati më shumë se pesë dekada. Flamuri amerikan u ngrit nga marinsat nën tingujt e himnit kombëtar të SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit ishte i pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit, që shënoi rihapjen ceremoniale të ambasadës, si pjesë e një riangazhimi më të gjerë mes dy vendeve.
Emigrantët përplasin kryebashkiaken e Calais në Francë me kryeministrin britanik
Emigrantët që duan të kalojnë nga Franca në Angli po bëhen ëdo ditë e më tepër një problem. Situata kritike në qytetin port francez Calais përplas kryeministrin britanik Cameron me kryebashkiaken e ketij qyteti. Natasha Bouchart kërcënoi se do të hapë kufijtë e Francës për të lejuar mijëra emigrante që të kalojnë në Britani. Reagimi i ashpër lidhet me qëndrimin e shefit të qeverise britanike, që sipas kryebashkiakes nuk po ben sa duhet për zgjidhjen e krizës dhe po vendos ligjet e tij ne Calais.
Putin, Papa Francesco, Lady Gaga, personat më me ndikim në 2015
Sipas një sondazhi të bërë nga revista amerikane “Time”, personi më me ndikim për vitin 2015 është presidenti rus, Vladimir Putin, i pasuar nga pop star-i Lady Gaga, e cila është klasifikuar e treta në këtë sondazh. Lista e plotë e 100 personaliteteve më me ndikim në planet do të botohet në 16 prillin e ardhshëm.
Irak, armë kimike të ISIS kundër kurdëve
Pentagoni është i bindur se xhihadistët sunitë të ISIS kanë përdorur kundër kurdëve në Irak gazra kimikë si ipriti, i njohur edhe si gazi mostardë. ‘Wall Street Journal’ nënvizon se bëhet fjalë për treguesin e parë se Shteti Islamik është pajisur me armë kimike të ndaluara nga ligji i luftës. ISIS mund të ketë përdorur armë kimike në Irak kundër forcave kurde. Pentagoni i quan “të besueshme” informacionet për një përdorim të mundshëm të ipritit, të mërkurën e kaluar pranë qytetit Makhmour.
40% e kërkesave për azil në Gjermani nga Ballkani
“Është e papranueshme për Europën që një pjesë e madhe e kërkesave për azil vijnë nga Ballkani.” Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm Gjerman, Tomas De Maizer duke sqaruar se statusin e azilantit e përfitojnë vetëm ata që janë të përndjekur nga vendi i tyre.
Arrestime të nivelit të lartë në Mal të Zi. Akuza: Manipulonin lejet e ndërtimit
Në Shqipëri flasim e bërtasin për arrestime të nivelit të lartë, por asgjë nuk ndodh. Prej vitesh. Ndërkohë në Malin e Zi, vendi i bukur fqinj me ne, duket se gjërat zhvillohen ndryshe. Të paktën siç raportojnë mediat, disa politikanë, të përfshirë në “sipërmarrje kriminale” janë arrestuar me akuzën e korrupsionit në shkallë të gjerë.
Rusia vendos embargo edhe për mallrat nga Shqipëria
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev deklaroi sot se ka nënshkruar një urdhër që zgjeron ndalimin e importeve të ushqimeve nga vendet joanëtare të BE-së si Shqipëria, Islanda, Lihtenshtejni dhe Mali i Zi, si kundërpërgjigje të vendimit të tyre për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Ndalimi përfshin kategori të ndryshme ushqimore duke përfshirë peshkun, mishin, qumështin, frutat dhe perimet. “Rusia gjithashtu do të ndalojë importin e ushqimeve nga Ukraina në qoftë se
Kryeqyteti që nuk mund të tërheqë vëmendjen e turistëve
Jetoj në Shqipëri prej rreth dy vitesh, dhe kam vënë re se po aq sa të huajt dashurojnë plazhet e mrekullueshme të Sarandës, kalatë e Beratit dhe Gjirokastrës apo kishat dhe katedralet e Korçës dhe Shkodrës, po aq të zhgënjyer mbeten ata kur vizitojnë kryeqytetin. Arsyeja është më komplekse se trafiku apo cilësia e rrugëve, dy nga gjërat e para që të vijnë menjëherë në mendje kur flasim për Tiranën. Për mendimin tim, problemi qëndron në mungesën e planifikimit urbanistiko-arkitekturor në kombinim me mungesën e gjerave te vecanta të qytetit.
Policia spanjolle shkatërron rrjetin e trafikantëve që dërgonin shqiptarë në Britani
Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve që dërgonin shqiptarë në Britani. Policia spanjolle ka njoftuar se ka arritur të shkatërrojë një rrjet trafikantësh të cilët çonin me avionë shtetas shqiptarë në Britani nga Spanja, duke përdorur dokumente false. Autoritetet njoftuan se janë arrestuar 12 të dyshuar si trafikantë si dhe 85 persona të tjerë me dokumente false të cilët do të merrnin avionin për të shkuar në Britani.