Rusia vendos embargo edhe për mallrat nga Shqipëria
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev deklaroi sot se ka nënshkruar një urdhër që zgjeron ndalimin e importeve të ushqimeve nga vendet joanëtare të BE-së si Shqipëria, Islanda, Lihtenshtejni dhe Mali i Zi, si kundërpërgjigje të vendimit të tyre për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Ndalimi përfshin kategori të ndryshme ushqimore duke përfshirë peshkun, mishin, qumështin, frutat dhe perimet. “Rusia gjithashtu do të ndalojë importin e ushqimeve nga Ukraina në qoftë se vendi nuk arrin të bjerë dakord për një kompromis me Rusinë për marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE-në”, u shpreh kryeministri Medvedev, në një takim me ministrat e qeverisë. Lajmi vjen një vit pasi Rusia ndaloi importet ushqimore nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Norvegjia, Australia dhe Kanadaja si kundërpergjigje për sanksionet e tyre kundër individëve rusë dhe bizneseve lidhur me rolin e vendit në konfliktin me Ukrainën.
Add new comment