40% e kërkesave për azil në Gjermani nga Ballkani
“Është e papranueshme për Europën që një pjesë e madhe e kërkesave për azil vijnë nga Ballkani.” Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm Gjerman, Tomas De Maizer duke sqaruar se statusin e azilantit e përfitojnë vetëm ata që janë të përndjekur nga vendi i tyre.
“Në Gjermani në 7 muajt e parë 40 për qind e kërkesave për azil në Gjermani vijnë nga Ballkani.”-theksoi De Maizer gjatë një vizite në një qendër pritjeje për emigrantët në kufi me Poloninë. Në total kërkesat për azil nga Ballkani janë thuajse sa gjysma e 300 mijë aplikimeve që u janë drejtuar autoriteteve gjermane. Në 5 muajt e fundit në Gjermani mbërritën 32 mijë shtetas kosovarë, më shumë se fluksi i emigrantëve që vijnë nga Siria.
Javën e ardhshme autoritetet gjermane do të publikojnë të dhënat e fundit për numrin e azilkërkuesve. Gjermania është vendi më i lakmuar nga azilkërkuesit, ku që nga Janari janë regjistruar 500 mijë kërkesa.
l.m
Add new comment