Blloku Bota

Video/Shpërthim i madh në Tianjin në Kinë

Postuar në 12 Gusht, 2015 22:40

Një shpërthim i madh i ka ndodhur në një terminal materialesh kimike në Binhai, Tianjin në Kinë. Shpërthimi ndodhi sot dhe dridhjet raportohet se u ndien 10 km larg. Mbeten ende të pasaktësuara pasojat në njerëz.

Zvicër, Gjykata heq zilet e bagëtive për të shmangur ndotjen akustike

Postuar në 12 Gusht, 2015 22:10

E vështirë për t’u besuar ose jo, në Zvicër duhet vendim gjykate për t’u vënë zilet bagëtive gjatë natës. Gjykata e Apelit u dha të drejtë banorëve të një komuniteti në periferi të Zyrihut, të cilët ishin ankuar për zhurmat e vazhdueshme gjatë orëve të vona nga zilet e lopëve të një bariu të zonës.

Profecia e një nazisti: "Ne do të fitojmë sërish. Popujt harrojnë"

Postuar në 12 Gusht, 2015 21:27

20 vite më parë në gazetën greke “Eleftheria” u ribotua një intervistë e një oficeri nazist dhënë për një gazetë zvicerane menjëhërë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Fjalët e oficerit nazist tingëllojnë shumë aktuale sot që Gjermania është vënë në qendër të kritikave për pozitat dominuese në Europë dhe një lloj hegjemonie ekonomike dhe politike në kontinent. Është një intervistë e dhënë në vitin 1945, por gazeta greke “Eleftheria” e solli në vitin 1995 dhe mediat greke e kanë ribotuar sërish duke parë një lloj profecie të përmbushet.Gazetari pyet; Tani çkeni ndërmend të bëni?

Kore e Veriut/Kim Jong – Un ekzekuton zv.kryeministrin

Postuar në 12 Gusht, 2015 15:30

Lideri koreanoverior Kim Jong – Un nuk rresht së qeni protagonist i lajmeve. Fatkeqësisht lajmet janë thuajse përherë negative. Së fundmi, Jong – Un ka ekzekutuar me pushkatim zv.kryeministrin Choe Yong-Gon, pasi siç njofton agjencia koreanojugore e lajmeve, “Yonhap”, ai ka shprehur kundërshtimin për politikat e Jong – Un për pyjet. Në prill të 2015-ës u ekzekutua edhe ministri i Mbrojtjes, Hyon Yong-Chol të cilit iu rezervua antitanku.

Kosova, draft zyrtar për vijën kufitare me Malin e Zi. Do të jetë sipas përcaktimeve të Kushtetutës së vitit 1974

Postuar në 12 Gusht, 2015 11:27

Kosova ka gati një draft zyrtar për ndarjen e kufirit shtetëror me Malin e Zi, i cili do të vijë në përputhje me kufijtë e sanksionuar nga Kushtetuta e vitit 1974. “Koha Ditore” raporton sot se “Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës, të mbajtur sot, ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Po me këtë rast, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka folur lidhur me shënimin e kufirit me Malin e Zi duke thënë se ky kufi është në përputhje me Kushtetutën e vitin 1974 dhe me Pakon e Ahtisarit”.

Situatë e tensionuar mes banorëve dhe imigrantëve në ishullin Kos në Greqi. Kryebashkiaku: Mund të degjenerojë në gjakderdhje

Postuar në 12 Gusht, 2015 09:52

Situata e imigracionit paraqitet dramatike në Greqi. Mediat ndërkombëtare njoftojnë për dhunë të policisë ndaj një grupi imigrantësh në ishullin Kos. Emigrantët ishin mbledhur në një stadium për të marrë dokumentet e imigrimit. Situata është tensionuar në ishull pas një deklarate të kryebashkiakut, Giorgos Kiristsis, sipas të cilit nëse nuk merren masa, mund të ketë edhe gjakderdhje. Sipas tij problemin e rëndon fakti se në ishull ndodhen 7000 imigrantë kur banorë janë 30 000. Imigrantët, kryesisht nga Siria dhe Afganistani kanë protestuar duke këkruar dokumente dhe ushqim.

Marrëveshje e re në ndihmë të Greqisë, mbështetje nga ministrat e financave të Eurozonës

Postuar në 11 Gusht, 2015 16:28

Zyrtarët grekë thanë sot se qeveria ka arritur marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë lidhur me kushtet e një pakete të re për daljen nga kriza. Ende ka elementë që nuk janë sqaruar plotësisht, por paketa për një kredi prej 94 miliardë dollarësh në pjesën dërrmuese është përfunduar, thanë zyrtarët. Greqia ka qenë e përfshirë nga problemet financiare prej më shumë se pesë vjetësh dhe ka marrë dy paketa ndihmash më parë, me një shumë totale prej 270 miliardë dollarësh, ndërsa Qeveria ka vënë në zbatim masa shtrënguese dhe reforma të gjera ekonomike të imponuara nga kreditorët.

Dhunë në protestën përkujtimore ndaj vrasjes se 18-vjeçarit me ngjyrë, Michael Brown. Në Ferguson shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Postuar në 10 Gusht, 2015 22:27

Në Ferguson të Misurit, autoritetet amerikane shpallën gjendjen e emergjencës. Kjo ndodhi pas përleshjeve me armë zjarri gjatë përkujtimit të njëvjetorit të vrasjes së 18-vjeçarit me ngjyrë, Michael Brown. “Nisur nga dhuna e një nate më parë në qytetin e Fergusoni dhe nga kërcënimi potencial për të tjera protesta që mund të lëndojnë njerëzit dhe pronën private, ushtroj detyrën time ekzekutive duke deklaruar gjendjen e emergjencës, e cila hyn në fuqi menjëherë”, deklaroi Steve Stenger, një drejtues i autoriteteve në Ferguson.

Incidente nga ekstremistët në Turqi, dy gra qëllojnë me armë konsullatën e SHBA

Postuar në 10 Gusht, 2015 18:25

Një seri sulmesh që ndodhën sot në Turqi, kishin në shënjestër policët dhe ushtarët, duke lënë disa të vdekur. Një tjetër incident kishte si objektiv konsullatën amerikane në Stamboll. Konsullata u qëllua me armë nga dy gra, të cilat arritën të ikin nga vendi i ngjarjes pasi policia u kundërpërgjigj, por më vonë njëra prej tyre u arrestua. Sulmi ndaj konsullatës amerikane në Stamboll u krye nga dy gra, njëra prej të cilave u kap e plagosur, tha sot zyra e guvernatorit të Stambollit.

Një monument për Urinë masive në Ukrainë. Rusia: Mashtrim dhe mit

Postuar në 10 Gusht, 2015 16:07

Një monument i ngritur në Ukrainë, në kujtim të asaj që quhet si Uria masive – Holodomor e viteve 32-33 ka hapur debate në Rusi. Media shtetërore ruse, “Sputnikneës” i kushtonnjë shkrim këtij akti që ia atribuoj nacionalistëve ukrainas, të cilët po riprodhojnë mitet antisovjetike të diasporës ukrainase dhe CIA-s.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota