Dhunë në protestën përkujtimore ndaj vrasjes se 18-vjeçarit me ngjyrë, Michael Brown. Në Ferguson shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Në Ferguson të Misurit, autoritetet amerikane shpallën gjendjen e emergjencës. Kjo ndodhi pas përleshjeve me armë zjarri gjatë përkujtimit të njëvjetorit të vrasjes së 18-vjeçarit me ngjyrë, Michael Brown. “Nisur nga dhuna e një nate më parë në qytetin e Fergusoni dhe nga kërcënimi potencial për të tjera protesta që mund të lëndojnë njerëzit dhe pronën private, ushtroj detyrën time ekzekutive duke deklaruar gjendjen e emergjencës, e cila hyn në fuqi menjëherë”, deklaroi Steve Stenger, një drejtues i autoriteteve në Ferguson. Të dielën, një i ri i identifikuar si Tyrone Harris, mik me Michael Brown, mbeti i plagosur rëndë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë. Protestat janë përqendruar në kontenë St Louis, aty ku banonte i riu më ngjyrë që u vra nga një polic një vit më parë, edhe pse nuk ishte i armatosur. Vrasja e tij shkaktoi një valë protestash antiraciste në gjithë Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që autoritetet u detyruan disa herë që të dërgojnë Gardën Kombëtare për të mbajtur rendin më Ferguson.
Add new comment