Emigrantët përplasin kryebashkiaken e Calais në Francë me kryeministrin britanik

Postuar në 14 Gusht, 2015 16:33

Emigrantët që duan të kalojnë nga Franca në Angli po bëhen ëdo ditë e më tepër një problem. Situata kritike në qytetin port francez Calais përplas kryeministrin britanik Cameron me kryebashkiaken e ketij qyteti. Natasha Bouchart kërcënoi se do të hapë kufijtë e Francës për të lejuar mijëra emigrante që të kalojnë në Britani. Reagimi i ashpër lidhet me qëndrimin e shefit të qeverise britanike, që sipas kryebashkiakes nuk po ben sa duhet për zgjidhjen e krizës dhe po vendos ligjet e tij ne Calais. Ajo ka kërkuar një takim urgjent mes saj, Cameron dhe presidentit francez Hollonde per shkak te gjendjes problematike. Sipas saj, qëndrimi shpërfillës i Cameron duhet te konsiderohet incident diplomatik. “Nëse britaniket nuk duan te bisedojmë per çështjet ekonomike, te sigurise dhe ato humanitare, ne duhet te hapim kufijtë’, paralajmëroi kryebashkiakja. Ajo përsëriti kërkesën qe Britania te paguaje kompensim 35 milionë paund për demet që i janë shkaktuar qytetit, për shkak të politikave te saj qe sigurojnë përfitime për refugjatet. Ndërkaq, kryebashkiaku i qytetit tjetër francez Teteghem, qe po përballet me krize emigrantesh, u kërkoi forcave policore britanike te bashkëpunojnë per arrestimin e trafikanteve, te etiketuar si mafia britanike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.