Blloku Bota
Borrell paralajmëron për "katastrofë të mundshme bërthamore" në Rusi
Sulmet në termocentralin bërthamor të Zaporozhye të Rusisë (ZNPP) mund të rezultojnë në një katastrofë bërthamore, paralajmëroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë. Josep Borrell komentoi sulmet e kryera nga dronët kamikaze në stacionin e energjisë bërthamore në qytetin Energodar, në rajonin Zaporozhye.
Të dielën, forcat ukrainase goditën me bomba pjesë të kompleksit, mes të cilave mensën dhe zonën e ngarkesave. Një dron ra mbi kupolën e Reaktorit Gjashtë.
Pakënaqësi ndaj Gjermanisë për raketat Taurus
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kritikoi ashpër kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili ka refuzuar t’i dërgojë Kievit raketat Taurus të prodhimit gjerman. Zelenskyy sugjeroi se ngurrimi i Scholz tregon se ai dëshiron t’i mbajë armët për të mbrojtur Berlinin kundër një kërcënimi nga Rusia.
“Me sa kuptoj unë, kancelari beson se, duke qenë se është përfaqësues i një shteti jo bërthamor, kjo është arma e vetme që ka Gjermania, është më e fuqishmja”, tha Zelenskyy në një intervistë me Axel Springer, kompania mëmë e POLITICO.
Rusia heton Perëndimin për financim të terrorizmit
Rusia njoftoi se ka nisur një hetim penal ndaj zyrtarëve të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të NATO-s, të cilët dyshohen për "financim të terrorizmit".
Komiteti Hetimor i Rusisë, i cili heton krimet e rënda, tha se paratë nga organizatat tregtare janë përdorur për "eliminimin e figurave të njohura politike dhe publike" brenda dhe jashtë Rusisë në vitet e fundit, si dhe për t’i "shkaktuar dëm ekonomik" vendit.
Zonjat e mjedisit fitojnë betejën ligjore me qeverinë e Zvicrës
Një grup zonjash të moshuara fituan betejën me Zvicrën për çështjen e klimës. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u dha të drejtë grave të grupit “Klima Seniorinnen”, rreth dy mijë aktiviste zvicerane (mesatarisht 75 vjeç) që denoncuan vendin e tyre për mosveprim kundër krizës klimatike. Vendimi i gjykatës është i detyrueshëm për të 46 shtetet e Këshillit të Evropës.
Edhe BE-së i mungojnë profesionistët
Rreth 75% e punëdhënësve në 21 vende evropiane nuk mundën të gjenin punëtorë që kanë përgatitjen e duhur në vitin 2023. Shifra është rritur nga 42% që ishte në 2018-n. Dhe nuk ka asnjë shenjë që kërkesa për punëtorë të kualifikuar të ngadalësohet së shpejti.
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar po bëhet gjithnjë e më shumë një problem serioz për punëdhënësit në të gjithë Evropën, siç ilustrohet nga sondazhe të ndryshme.
Demokracia nuk është thjesht vetëqeverisja, por refuzimi i çdo pushteti arbitrar
Çfarë është demokracia?
Vuçiç vë në veprim mjetin e fundit, blen 12 "Rafale" nga Franca: Kemi 4 mld euro
Mediat në Serbi njoftojnë për mundësinë e blerjes së avionëve “Rafale” nga Franca. Presidenti i vendit, Aleksander Vuçiç, është takuar me përfaqësues të kompanisë “Dassault Aviation” prej nga ku është bërë e ditur se Serbia mund të blejë 12 avionë shumërolës “Rafale”.
Në një deklarim karakteristik për gazetarët Vuçiç ka thënë ndër të tjera se:
Ne duam të blejmë më shumë avionë, paratë nuk janë problem. Ne kemi gati 4 miliardë euro
Francë, 70 kg kanabis në shtëpinë e kryetares së Bashkisë së Avallon-it
Policia franceze ka arrestuar kryebashkiakes e qytetit Avallon, të cilit iu gjetën në shtëpi 70 kg kanabis. Lajmin e bën të ditur AFP dhe BFM TV, duke cituar burime pranë agjencive të zbatimit të ligjit.
Tajlanda hedh idenë e Shengenit të Azisë Juglindore
Tajlanda propozon krijimin e një zone të ngjashme me Shengenin në Azinë Juglindore, për të tërhequr më shumë turistë që shpenzojnë shumë.
Siç raporton Bloomberg, kryeministri tajlandez, Srettha Thavisin, e ka konsultuar këtë ide me homologët e tij në Kamboxhia, Laos, Malajzi, Mianmar dhe Vietnam.
Debat në Serbi për zhvendosjen e mbetjeve të Titos
Një vendim i bashkisë Beograd për të ndërtuar një muze të Serbisë në atë që njihet si “Shtëpia e Luleve”, ka provokuar disa reagime. Kjo pasi shtëpia në fjalë mban mauzoleumin e ish-drejtuesit të Federatës Jugosllave, Josip Broz Tito, trupi i të cilit tashmë duhet zhvendosur. Mbesa e tij, Svetlana Broz, ka deklaruar se nuk ka asnjë normë qytetërimore që të justifikojë këtë zhvendosje duke bërë me këtë rast edhe një koment politik: