Debat në Serbi për zhvendosjen e mbetjeve të Titos
Një vendim i bashkisë Beograd për të ndërtuar një muze të Serbisë në atë që njihet si “Shtëpia e Luleve”, ka provokuar disa reagime. Kjo pasi shtëpia në fjalë mban mauzoleumin e ish-drejtuesit të Federatës Jugosllave, Josip Broz Tito, trupi i të cilit tashmë duhet zhvendosur. Mbesa e tij, Svetlana Broz, ka deklaruar se nuk ka asnjë normë qytetërimore që të justifikojë këtë zhvendosje duke bërë me këtë rast edhe një koment politik:
Tito është një figurë historike në të gjithë botën, përveç Serbisë. Ky është një problem i Serbisë, jo i pjesës tjetër të botës. Nuk dua të mësoj ndokënd sesa shumë Serbia i detyrohet atij. Do them vetëm se nëse nuk do të ishte Tito në Luftën e Dytë Botërore si lider i partizanëve, Serbia do të kishte mbetur në anën e humbësve
Aktualisht po diskutohet që mbetjet e ish-liderit jugosllav të zhvendosen në Kumrovec të Kroacisë, vendlindja e Brozit.
Add new comment