Blloku Bota
Akt terrorist rrëzimi i avionit rus në gadishullin e Sinait. Putin zotohet për kapjen e autorëve
Autoritetet ruse thonë se rrëzimi i avionit me 224 persona në bord, mbi gadishullin e Sinait është një “akt terrori”. Shefi i FSB-së ruse, Aleksander Bortnikov i raportoi Presidentit rus, se në bordin e avionit ishte vendosur një bombë, fuqia e të cilës ishte e barazvlefshme me 1 kg Tritol (TNT).
Rusia hap letrat, Putin denoncon vende të G 20 që financojnë Shtetin Islamik
Rusia ka të dhëna se terroristët janë duke u financuar nga 40 vende gjithsej, përfshi edhe disa shtete anëtare të G20-s. Deklarata është bërë ng presidenti rus, Vladimir Putin gjatë samitit dyditor që po mbahet në Antalia të Turqisë.
"Kam ofruar shembuj bazuar mbi të dhënat tona mbi financimin e njësive të ndryshme të Shtetit Islamik nga individë të ndryshëm privatë. Këto parà, nga çfarë nga rezulton neve, vijnë nga 40 vende dhe, mes tyre ka edhe disa prej anëtarëve të G20-s”, ka thënë Putin për gazetarët, siç bën të ditur “RT”.
Ende jozyrtare/Arrestohet në Belgjikë Salah Abdeslam, i dyshuar për sulmet në Paris(foto+video)
Mediat ndërkombëtare njoftojnë se i dyshuari kryesor për sulmet në Paris, Salah Abdeslam është arrestuar nga forcat policore belge në një lagje të Brukselit. Dhjetëra forca policore belge mësynë sot në lagjen Molenbeek në Bruksel, e njohur edhe si “kryeqyteti i xhihadit në Europë”. Nuk ka patur të lënduar gjatë aksionit policor dhe një njeri është parë të ndalohet dhe shoqërohet nga policia. Meduat thonë se i ndaluari është Abdeslam, por deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar.
27-vjeçari me origjinë marokiene, truri i sulmeve në Paris
Abdel Hamid Abaaoud është truri i sulmeve terroriste në Paris. Ai është me origjinë marokiene dhe ka qenë pjesëmarrës në luftrat xhihadiste në Siri.
Mediat belge i referohen burimeve të policisë franceze që besojnë se Abaaoud është një prej udhëheqësve të celulës “Vervier”, grupit të xhihadistëve të kthyer nga Siria ndaj të cilëve u krye një operacion i madh janarin që shkoi. Një telefon i tij ishte gjetur vitin e shkuar në Pangrati të Greqisë, ç’ka alarmoi policinë greke që asokohe bëri disa arrestime.
From Paris with love..! 20 bomba në sulmin e parë ajror të Francës në Siri
Avionët francezë kanë hedhur rreth 20 bomba në operacionin e gjerë të dielën në mbrëmje në territoret e Shtetit Islamik. Sulmet ajrore kanë patur në shenjestër qytetin Raka, ku mësohet se janë goditur rreth 30 objekte armike.
Kryeministri francez, Manuel Vals paralajmëroi për sulme të tjera, pas bastisjeve dhe kontrolleve të policisë në të gjithë vendin. Paralelisht policia vazhdon operacionin për kapjen e bashkëpunëtorit të celulës terroriste qe organizoi masakren.
Kina fiton tregun e prodhimit të aluminit me SHBA. Nga 24% në vitin 2005, arrin në 55% të prodhimit global këtë vit
Kriza e zgjatur financiare dhe ekonomike nuk ka lajme të mirë për askënd. Ndërkohë që flitet për rrezikun që sjell rënia e ritmit të rritjes së Kinës, si motorri i zhvillimit aktual të ekonomisë globale, problemet nuk mungojnë as në SHBA. “Bloomberg” raporton se një nga kompanitë kryesore në përpunimin e aluminit, “Alcoa Inc.”, prej 127 vitesh në krye të listës në këtë fushë, po pëson goditjes serioze.
Urdhër arresti për Benjamin Netanyahun nga Spanja
Një gjykatës në Spanjë ka lëshuar një urdhër arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe shtatë ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të qeverisë izraelite. Motiv është një sulm i ndërmarrë nga forcat izraelite në vitin 2010 ndaj një anije ndihme në Gaza. Komandot izraelite sulmuan më 31 maj 2010 një anije me flamur turk, e cila ishte pjesë e Flotiljes së Lirisë në det të hapur në Mesdhe, duke vrarë nëntë qytetarë turq dhe plagosur 50 të tjerë. Një panel me përfaqësues të OKB-së që vlerësoi incidentin, e cilësoi aksionin izraelit si të tepruar dhe të paarsyeshëm.
Video/Nisja e sulmit gjatë koncertit në Bataclan
“Vetëm njeri prej terroristëve të vrarë ka kaluar nga Greqia”
Athina zyrtare ka deklaruar se vetëm njeri prej terroristëve të vdekur të Parisit është regjistruar në pikat e pritjes së refugjatëve që funksionojnë në ishujt grekë.Deklarata greke u bë në përgjigje të publikimeve nga shtypi francez, se dy prej personave që kërkohen për sulmet terroriste të së premtes, kishin kaluar përmes Greqisë në thellësi të Bashkimit Europian.
Plani rus për Sirinë, një sfidë e vërtetë për Perëndimin
Rusia nuk ka parashikuar për asnjë moment një zgjidhje të njëanshme të krizës siriane. Madje, varianti më i preferuar prej saj është kompromisi me Perëndimin, me disa kushte që në pamje të parë ngjajnë mëse të logjikshme dhe pozitive. Revista gjermane “Spiegel” shkruan në një artikul të datës 14 nëntor 2-15, se sipas një dokumenti të klasifikuar, të cilin ajo e posedon, rezulton se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, e ka patur në tryezë këtë plan përpara se homologu i tij sirian, Bashar al-Assad të vizitonte Moskën. Pra përpara 21 tetorit.