Urdhër arresti për Benjamin Netanyahun nga Spanja
Një gjykatës në Spanjë ka lëshuar një urdhër arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe shtatë ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të qeverisë izraelite. Motiv është një sulm i ndërmarrë nga forcat izraelite në vitin 2010 ndaj një anije ndihme në Gaza. Komandot izraelite sulmuan më 31 maj 2010 një anije me flamur turk, e cila ishte pjesë e Flotiljes së Lirisë në det të hapur në Mesdhe, duke vrarë nëntë qytetarë turq dhe plagosur 50 të tjerë. Një panel me përfaqësues të OKB-së që vlerësoi incidentin, e cilësoi aksionin izraelit si të tepruar dhe të paarsyeshëm. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Emmanuel Nachshon, deklaroi se bëhet fjalë për një provokim dhe se po punohet me autoritetet spanjolle që urdhri të anullohet. Të përfshirë në ngjarjen në fjalë, sipas mediave, përveç Natanyahut, janë edhe ish-ministri i Jashtëm, Avigdor Lieberman, ministri i Çështjeve Ushtarake Moshe Ya'alon, Ehud Barak, ish-ministri i Brendshëm, Eli Yishai dhe ish-ministri për Inteligjencën, Dan Meridor. Ky është grupi i të shtatëve që konstituon një lloj komiteti që në Izrael merr vendimet kryesore.
Comments
B R A V O !
B R A V O ! B R A V O ! B R A V O ! B R A V O !
Add new comment