Blloku Billboard
Sondazhet thonë: Edi Rama nuk është më kryeministër
“250 mijë votues të majtë nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë për të cilën votuan para dy vjetësh”. Kështu vlerësohet të ketë ndikuar pushteti i tanishëm mbi votuesit e vet(http://www.respublica.al/2015/12/10/protesta-mund-ta-ketë-thelluar-përkrahjen-për-opozitën-por-jo-zgjeruar), mbi një çerek milioni prej tyre. Janë një çerek milioni prej 1 miliona shuplakave që i sosën ditët pushtetit të Sali Berishës.
Fryma e protestës ekziston
Përfaqësues të pushtetit u ndjenë të neveritur nga dhuna që sipas tyre përcolli protesta e opozitës. Për ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri protesta ishte një shfaqje e shëmtuar e fytyrës së vërtetë të shkatërrimtareve, ndërsa për deputetin e Librazhdit, Taulant Balla guri që u gjet në zyrën e ish-ministrit të Transporteve nuk e shpëton Lulzim Bashën nga mëkatet që ka kryer.
Protesta e duhur, pavarësisht siglës partiake
Protesta e opozitës është zhvilluar sot me një ton të lartë duke tejkaluar pritmëritë e shumëkujt. Disa gurë dhe shishe para kryeministrisë, një përplasje minore me policinë, kanë mjaftuar që t’i bëjnë me dije mazhorancës se nuk luan me fushën bosh në këtë vend. Këtu nuk është rasti për të gjykuar më PD-në dhe përfaqësuesit e saj, pasi ai njeri dhe ai grup njerëzish që ndërmerr iniciativën për të protestuar në rrugë, vendos të rilegjitimojë veten përmes forcës së vet. Nga ana tjetër ka disa thirrje që e shohin situatën me shqetësim, po flitet për barbarë e për gjithfarë gjërash.
Ligji apo parrulla “Lironi vëllezërit tanë”?
Opozita kosovare i ka nisur sot një letër Presidentes së vendit Atifete Jahjaga përmes së cilës sugjeron zgjidhjen e vet për daljen e vendit nga kriza. Sipas “Koha Ditore” kërkesat janë:
“1. Anulimi i Marrëveshjeve me Serbinë për themelimin e Zajednicës, dhe Marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit, në linjë edhe me kërkesat e 205 mijë qytetarëve nënshkrues të peticionit kundër këtyre marrëveshjeve. Duhet të lirohen menjëherë të gjithë të burgosurit politik (deputet dhe aktivistë të Opozitës).
Në rast se marrëveshjet nuk anulohen atëherë:
Kapitalizimi i protestës
Disa media pranë qeverisë, si gazeta “Shekulli” njoftojnë se protesta e nesërme do të ketë dhunë. Madje sipas kësaj gazete, mbështetës të skenarit të dhunës është ajo që në shkrim quhet si “garda e vjetër me Sali Berishën në krye”, ndërkohë që Lulzim Basha qenka kundër këtij skenari. Po sot Arben Imami ka kritikuar opozitarizmin e Lulzim Bashës, teksa është shprehur se “shqiptarët nuk kanë shpresë as tek opozita”. A është ky një paralajmërim se protesta e 8 dhjetorit do të ketë dy axhenda?
Torba e dekoratave të nëntor-dhjetorit
Pas dekorimit të turpshëm që Ministri e Mbrojtjes u bëri disa ish-zyrtarëve të lartë të Sigurimit të Shtetit dhe hetuesisë së kohës së Diktaturës, vjen reagimi nga Presidenca. Natyrisht i ndërmjetësuar nga disa ditë propagandë nga opozita e cila në 25 vite tranzicion ka qenë 13 vjet në pushtet. Çfarë ka bërë presidenti Bujar Nishani? Ka vizituar mjediset e ish-burgut të Spaçit, ku thuhet se qenka prekur; ka mbajtur një fjalë dhe...ka shprehur edhe njëherë pasionin e vet të dekorimeve.
Protesta e 8 Dhjetorit, çfarë kërkon të testojë Lulzim Basha?
Lulzim Basha e deklaroi publikisht se protesta e së martës është një aksion që synon të rrëzojë nga pushteti dyshen Rama-Meta. Por a ka demokrat që beson se populli opozitar do të detyrojë qeverinë të dorëhiqet në 8 Dhjetor?
Data megjithë simbolikën që përmbledh nuk i shërben qëllimit që ka deklaruar kryetari i opozitës edhe pse synon të mobilizojë në protestë edhe atë kategori që e sheh raportin me të majtën nga llogoret antikomuniste të së shkuarës.
Epilogu i aferës CEZ - Kush është HAJDUTI?
Media publikoi të dhëna se studio e avokatisë e zgjedhur nga shteti shqiptar kishte të dhëna për përfshirjen e një ish-kryeministri në afera korruptive me CEZ
Media doli në përfundim se Ilir Meta qëndronte pas aferës CEZ dhe ishte përfshirë në përfitime për mbledhjen e borxheve me kompaninë e Kastriot Ismailajt
Kryeministri dhe qeveria heshtën dhe lanë që debati të konsumohej vetë
Qeveria reagoi pas disa ditësh përmes një njoftimi se studio e avokatisë nuk kishte përmendur Ilir Metën
Oferta e mbetur e Rilindjes: Ilir Meta
“Nëse partia PS dhe LSI në zgjedhjet e ardhshme do të bëjnë një qeveri me Ilir Metën kryeministër do ta votoj me kënaqësinë më të madhe, s’ka asnjë problem”. Kjo është një nga përgjigjet e Koço Kokëdhimës për Ylli Rakipin në intervistën e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit”. Kokëdhima është më shumë sesa një deputet i thjeshtë: ai është menaxheri i karrierës së Edi Ramës në kalimin nga bashkia në PS. Ai është një ndër njerëzit me ndikim, që këmbënguli edhe në vitin 2009 për aleancën PS-LSI, kur Ilir Meta nuk kishte këto rekorde korrupsioni që ka sot.
Cinizëm i pakuptimtë
Dekorimi(qoftë edhe në vitin 2014) i disa personave me statusin e veteranit, por që gjatë regjimit komunist, kanë mbajtur detyra të larta në aparatin represiv, sigurim dhe gjykata, e ka vënë qeverinë aktuale në një situatë të çuditshme. Disa media vunë në dukje se mes të dekoruarve ishte edhe hetuesi i At Zef Pllumit, që nga përfaqësues të komunitetit katolik mbahet si figurë e lartë dhe që krijon ndjeshmëri të caktuara. Kanë nisur madje thirrjet që Edi Rama ta tërheqë medaljen. Kjo ka pak rëndësi, pasi askush nuk është në gjendje të kuptojë seriozitetin e dikujt që shkruan ditirambe.