Blloku Billboard

Propozimi i Kokëdhimës, mekanizëm për t’i dhënë fund rolit të Gramoz Ruçit

Postuar në 14 Nëntor, 2015 20:04

Sot u bë publik lajmi se koordinatori i Jugut për Partinë Socialiste, Koço Kokëdhima, depozitoi(më 21 tetor) një draft përmes të cilit sugjeron ndryshime në strukturën organizative të saj. Po kështu, në përputhje me objektivin e zgjerimit të anëtarësisë, si objektiv i vënë nga kryetari i kësaj partie, por edhe në funksion të përshtatjes së PS-së me strukturat e reja, Kokëdhima ka sugjeruar edhe njëherë shtyrjen e afatit për mbajtjen e Kongresit. Ku qëndron thelbi i propozimit të Kokëdhimës?

Me humorin e Ilirit!

Postuar në 13 Nëntor, 2015 21:37

Media tregoi interes të madh për takimin e vilës 30 ku Rama e Meta kishin thirrur ministrat e treguar me gisht nga opozita për korrupsion, lidhje kriminale e përfitime nga tendera publikë, Sajmir Tahiri, Ilir Beqaj e Damian Gjiknuri.

(Në) Burg!

Postuar në 12 Nëntor, 2015 17:07

E mbajmë mend të gjithë sesi para një viti kryeministri përsëriste thuajse kudo ku shkonte fjalën: burg. Burg për ata që ndërtojnë pa leje, burg për ata që vidhnin energjisë. Në të vërtetë, Edi Rama nuk po bënte asgjë veçse po artikulonte si person politik disa dispozita ligjore ekzistuese. Pra asgjë e jashtëzakonshme dhe e tepruar në këtë drejtim. Por kur një politikan, sidomos në kushtet e një vendi si Shqipëria që nuk ka sistem drejtësie të konsoliduar dhe një kulturë shtetërore solide, artikulon fjalën “burg”, ajo merr konotacionin e një prirjeje për të vepruar me dorë të fortë.

Në kufijtë e lirisë!

Postuar në 11 Nëntor, 2015 21:49

Mësuam se i pari i vendit ka kërkuar dënimin me burg të shpifësve dhe ofenduesve të ofiqarëve të lartë shtetërorë. Argumenti është ky; “pështjellimi që denoncime të tilla shpifëse shkaktojnë në opinionin shoqëror është i tillë që cënon maksimalisht dhe mbi të gjitha ndjenjën e sigurisë dhe të besimit që shteti nëpërmjet përfaqësuesve të tij më të lartë shtetërorë përçon dhe ka për detyrë të përçojë te qytetarët”.

Lajme nga këneta

Postuar në 10 Nëntor, 2015 21:02

Kryeministri hodhi sot akuza të rënda ndaj mediave, duke mos i kursyer aforizmat për një punë të cilën thotë se di ta bëjë edhe vetë shumë mirë. I pyetur për incidentin e shefit të komisariatit numër 4 me gazetarë të televizionit ABC News, kryeministri nuk u ndal te rasti, por e analizoi atë në kuadër të bindjes që ai ka për median shqiptare dhe pronarët e saj:

E mira e përbashkët lyp Transplant...

Postuar në 10 Nëntor, 2015 14:53

 

“ABCNEWS” raporton sot se një grup xhirimi i këtij televizioni është sulmuar dhe dhunuar nga shefi i Komisariatit nr. 4 në Tiranë, Fatmir Lleshi. Po sipas këtij televizioni një operator është shoqëruar në mjediset e këtij komisariati. Në faqen e televizionit thuhet se “ngjarja ka ndodhur sot në drekë ndërsa grupi i xhirimit të “ABC NEWS” ka qenë duke përgatitur një kronikë në një rrugë pranë këtij komisariati, kronikë që nuk kishte objekt të saj policinë”.

Burg për kuponin tatimor,Totozani: Duhen politika të reja sociale, jo ashpërsim i kodit penal

Postuar në 10 Nëntor, 2015 12:58

Avokati i Popullit i ka dërguar disa mendime dhe sugjerime Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, mbi projektligjin për ashpërsimin e penaliteteve për biznesin.
Në ndryshimet e dispozitave aktuale të Kodit Penal duket qartë një ashpërsim lidhur me llojet e dënimit dhe masat e dënimit me burgim, faktit që sipas Avokatit të Popullit nuk përbën shqetësim masa e butë e dënimit për veprat penale, por moszbatimi i ligjeve nga strukturat ligjzbatuese.

Hoffman në Komisionin e Jashtëm: Njerëz të pasur nga Shqipëria kanë kërkuar azil në Gjermani

Postuar në 09 Nëntor, 2015 14:02

Shqipëria është vendi i çudive, sidomos për të huajt dhe në veçanti për ambasadorët e angazhuar dhe dashamirës të saj. Njërën prej këtyre çudive e ka zbuluar ambasadori gjerman Hoffman gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, ku u thirr për të raportuar mbi situatën e azilkërkuesve. “Shiptartët janë grupi I dytë pas sirianëve. Nuk kemi të dhëna se nga cilat qytete vijnë, por mendojmë se janë nga e gjithë shqipëria. Azilërkeimi nuk është çështje e varfërisë ekstreme, sepse ka pasur edhe njerëz të mirëpaguar që kanë kërkuar azil.

Cilat Reforma?

Postuar në 07 Nëntor, 2015 15:33

Zgjedhjet e vitit 2017 po afrojnë dhe qeveria ka ndërmarrë një tur të ri dialogimi me qytetarët, nga ato të cilat tanimë njihen si seriali: “Gju më gju me popullin”. “Të pastrojmë Shqipërinë” quhet turi në fjalë dhe me gjasë synon rivendosjen e kontakteve me shqetësimet e njerëzve, që janë të pakënaqur “për shkak të kostos së reformave”, siç na thotë zv.kryeministri Niko Peleshi. Që në këtë lloj ligjërimi, apo terminologjie, nis edhe problemi.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Billboard