Protesta e duhur, pavarësisht siglës partiake
Protesta e opozitës është zhvilluar sot me një ton të lartë duke tejkaluar pritmëritë e shumëkujt. Disa gurë dhe shishe para kryeministrisë, një përplasje minore me policinë, kanë mjaftuar që t’i bëjnë me dije mazhorancës se nuk luan me fushën bosh në këtë vend. Këtu nuk është rasti për të gjykuar më PD-në dhe përfaqësuesit e saj, pasi ai njeri dhe ai grup njerëzish që ndërmerr iniciativën për të protestuar në rrugë, vendos të rilegjitimojë veten përmes forcës së vet. Nga ana tjetër ka disa thirrje që e shohin situatën me shqetësim, po flitet për barbarë e për gjithfarë gjërash. Nuk duket asgjë e tillë: në bulevard ka një turmë njerëzish që aplikojnë dhunën e domosdoshme ndaj një pushteti që nuk dëgjon. Po digjet dhe shkatërrohet një bunker, simbol i masturbimit të pushtetit me një histori të cilën na deklaron se e ka mohuar. Asgjë më shumë. Në ata gurë të hedhur sot, në ato thirrje, pavarësisht se nën siglën PD, padyshim që është edhe dora dhe zëri i atyre që mungojnë në shesh, i të gjobiturve për një kupon, i të gjobiturve pa dijeni për energjinë, i atyre që i sikterisin nga një derë në tjetrën. I atyre të cilëve kryeministri u qesh me përçmim sa herë i takon. Pas kësaj proteste zotëria i qeverisë do të duhet të mendojë pak më shumë e pak më thellë sesa e ka kapacitetin. E ka për detyrë!
Comments
Eeeeh, problemi qendron te
Eeeeh, problemi qendron te lakenjte injorante qe ka zgjedhur Rama per te qeverisur. Vertete qe midis tyre ka edhe te mire, te arsimuar, et,., por shumica e tyre................eeeeh.
Por te mos harrojme se shume e shume debile, injorante e memece te PD qe ishin ne pune dhe qe vete PD i hoqi nga puna, PS i mori ne pune dhe e ndriti administraten. I mori "per t'i bere per vete". Tani ata kane vene kollare dhe kapardisen çdo mengjes kur shkojne ne zyrat e shtetit. Pra? Duhet njohur edhe ky element.
Pa Edi Rama qe nuk e ka njohur kurre varferine, nuk do e ktheje ndonjehere fytyren nga te varferit. Pse? E justifikon me thenien: Ne do bejme shtet. Keshtu thoshte edhe Fatos Nano, por pasi u pasurua ne kurriz te ketij populli vijon ta beje shtetin kazinove te botes.
Kjo proteste u be vetem e
Kjo proteste u be vetem e vetem per te ruajtur koken e Sali Berishes e Lul Bashes nga reforma ne drejtesi.
Add new comment