Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Postuar në 15 Prill, 2025 14:10

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit të fundit të konfliktit në Ukrainë. Raportimi nis me një përgjim audio të komunikimeve të trupave koreane në rajonin e Kurskut më 1 dhjetor, përgjim që sipas agjencisë i është vënë në dispozicion nga shërbimet ukrainase. Në total Korea e Veriut ka dislokuar 14 mijë trupa në konflikt, nga të cilët 3000 kanë qenë zëvendësim për humbjet e pësuara.

Agjecia vlerëson se ndihma koreane, në njerëz dhe municion I ka krijuar Rusisë një avantazh kritik në fushëbetejë, një vlerësim ky i qarkulluar disa herë që në fillim të raportimit të lajmit se Pheniani kishte vendosur përfshirjen në luftë.

Investigimi ilustrohet me pamje satelitore të anijeve ruse që presin ngarkesa në Korenë e Veriut dhe bëhet fjalë për 64 dërgesa për 20 muaj ku janë kaluar 16 000 kontenierë. Për ta vënë në kontekst, agjencia sjell në vëmendje faktin se Ukraina ka arritur të qëndrojë në betejë me ndihmë thelbësore nga Perëndimi dhe vetëm Çekia i ka dhënë 1.6 njësi municioni. E megjithatë Ukraina nuk ka asnjë siguri ushtarake.

Furnizimi korean konsiston edhe në njësi të tilla si 120 sisteme artileirie automatike me rreze të gjatë, 120 sisteme raketore të shumëfishtë lëshimi. Mendohet se këto dhe të tjera i dhanë avantazh ushtrisë ruse. Disa vlerësime operative flasin për konsum të 10 000 qitjeve ditore të artilierisë nga të dyja palët çka vuri në pikëpytje rezerva e tyre dhe aftësinë për të furnizuar frontin. Agjencia thekson se furnizimi ka nisur që nga shtatori 2023.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.