Irani po ndryshon. Raporti i NYT: Khamenein e detyruan të autorizonte negociatat me SHBA

Postuar në 11 Prill, 2025 16:52

Një raport i publikuar nga “New York Times” dhe cituar gjerësisht nga media të ndryshme evidenton kontekstin në të cilin lideri suprem iranian, Ayatollah Khamenei për të autorizuar bisedimet për marrëveshjen e re bërthamore me SHBA. Sipas gazetës amerikane, në Teheran ka patur një lëvizje të pazakontë, teksa zyrtarë të lartë të regjimit kanë kërkuar nga Khamenei që të lejojë bisedimet, pasi një bllokim dhe status quo do të katalizonte një sulm ushtarak të koordinuar nga SHBA dhe Izraeli.

Kthesa e z. Khamenei demonstron parimin e tij të vjetër se ruajtja e regjimit është domosdoshmëria më e madhe mes dosmosdoshmërive

citon gazeta Hossein Mousavian, një ish-diplomat që ka qenë pjesë e ekipit negociator në vitin 2015. Sipas medias në fjalë që citon burime iraniane, përpjekja e zyrtarëve ka qenë e qartë ndaj Khameneit:

Lejo negociatat me SHBA, qoftë edhe direkt nëse duhet, pasi përndryshe Republika Islamike mund të rrëzohet

shkruan gazeta.

Kërcënimi imediat që do të vinte nëse Irani refuzonte negociatat ishte një sulm mbi dy sitet e mbetura bërthamore, Natanz dhe Fordoë që do të detyronte kundërpërgjigje dhe për rrjedhojë do ta shtrëngonte edhe më tej ekonominë. Që nga 28 marsi kur u dha sinjali i parë, bisedimet janë vendosur të kryhen nesër, 12 prill 2025 në Oman.

Duhet thënë se aktualisht Teheranit nuk i kanë mbetur shumë opsione. Kina dhe Rusia kanë këshilluar që mosmarrëveshja me SHBA të zgjidhet, ndërkohë që Hezbollahu dhe Assadi, kartat e tij të presionit në Lindjen e Mesme, janë histori. Një ndër personat më të angazhuar për negociata ka qenë presidenti Masoud Pezeshkian, që qeveris një vend që po kalon edhe në situata të ndërprerjes së energjisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.