Këtu do jem bashkë Saliun!

Postuar në 15 Mars, 2025 19:16

Protesta në Serbi, një vend me strukturë pushteti të ngjashme me Shqipërinë, na ofron një pasqyrë edhe për kulturën tonë politike dhe shoqërinë në tërësi. Në Serbi u krijua një shkak me një ngjarja tragjike për të ndezur një valë të madhe. Për ta kapitalizuar kundërshtimin ndaj një regjimi që të merr frymën jo me dhunë. Por me korrupsion. 

Në Shqipëri pati një protestë studentësh, por ajo përfundoi si një shashkë sherrxhinjsh me një mashtrim publik nën emrin “Pakti për universitetin”. Të gjithë ankohen dhe akuzojnë qeverinë apo opozitën për korrupsion dhe mungesë demokracie, por të gjithë rendin të pranojnë çdo ofertë që bëhet ndaj tyre.

Sot që flasim z. Rama si kryeministër kishte podcastin e vet ku një kandidate e Vlorës luante teatrin e tij dhe thoshte sesa i dëgjueshëm është Edua me të gjithë ata që kanë probleme. Dhe kështu PS-ja më një anë, PD-ja në tjetrën kanë në xhep edhe kënaqësitë, por edhe pakënaqësitë. Sikur të mos mjaftonte kjo: sondazhet nxjerrin të kuotuar një deficent si Adriatik Lapaj që na dëshmon se ku po shkojmë. 240 mijë emigrantë që votojnë siglojnë kështu skemën politike në vend, e cila është rrënim.

Ta shohim pra Serbinë për atë që është. Përveç se problem për stabilitetin. Të shohim edhe se studentët aty dhe pedagogët janë më të formuar, më qytetarë sesa këta tanët këtu. Kjo është edhe diferenca mes dy kombeve tona sado të zhgarravisim ne histori nga ato që i lexojmë vetëm ne.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.