Në prag skandali Huawei - PE. Në hetim 15 europarlamentarë

Postuar në 13 Mars, 2025 15:48

Policia belge ka mësyrë sot në mëngjes në rreth 21 rezidenca në vend në kuadër të një hetimi që raportohet se prek edhe Parlamentin Europian. Në qendër të skandalit të supozuar është kompania kineze “Huawei” dhe akuzat përfshijnë korrupsion, falsifikim, pastrim parash në Parlamentin Europian në përfitim të kompanisë kineze. Janë kontrolluar 21 rezidenca në Bruksel, Flandër, Valoni dhe në Portugali.

Policia dyshon se kompania ka paguar rryshfet te disa anëtarë të Parlamentit dhe aktualisht në fokus janë rreth 15 të tillë që nëse vijnë në masë sigurie apo shqyrtimi do të duhet t’u hiqet imuniteti. Mediat shkruajnë se operacioni i koduar “Generation” ka ngjashmëri me “Qatargate” të dhjetori 2022  që tronditi PE-në.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.