Shtetasi Erjon Veliaj dëshmon për 5 orë në SPAK
Shtetasi Erjon Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit, ku ka qëndruar për pesë orë.
Nuk ka patur deklarimet mbi arsyet e thirrjes së shtetasit në fjalë, por në të njëjtën ditë, SPAK ka çuar në Gjykatë për gjykim çështjen penale nr. 75 përmes së cilës akuzon ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë për veprat e korrupsionit pasiv në bashkëpunim, shkelje të barazisë në tendera dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Çështja njihet si afera “5D” dhe ajo ka subjekte Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tusha, Enton PUnavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhametllari.
Në këto rrethana është e logjikshme të hamendësohet se shtetasi Erjon Veliaj është në shqyrtim penal në interes edhe të kësaj dosjeje krahas bashkëshortes Ajola Xoxe që është thirrur në SPAK ditë më parë. Më poshtë momentet e daljes së Veliajt nga SPAK:
Add new comment