Lufta III Botërore si temë ideologjike sesa gjendje faktike
Lufta e Tretë Botërore paska nisur. Në Ukrainë. Dhe ne nuk e kuptojmë. Mediat në Perëndim kanë dëshirë të madhe të luajnë me skenarin e fundit, apo me psikologjinë e Nostradamusit. Në një shkrim të posaçëm, “Politico” lufton qetësinë relative europiane me një titull të tillë. Dhe referon për komentet e një historiani të Luftës së Ftohtë, Sergey Radchenko.
Hera e fundit që kemi dëshmuar një gjë të tillë është në Afganistan, me invazionin sovjetik
thotë ai.
Dhe kjo sepse palët në konflikt ishin nga të gjitha anët.
Do të kishte qenë një konflikt lokal nëse do të kishte mbaruar shpejt
vijon Radchenko.
Më tej shkrimi merret me pikëpamjen ruse të konfliktit, inkuadrimin në të të trupave koreane, solidarizimin e Jugut të botës e kështu me radhë.
Problemi me këtë qasje nuk është në të vërtetë një konflikt botëror që sheh të skalionuar trupa nga të gjitha vendet që luftojnë deri në fund. Problemi është se konflikti në vetvete po kanalizohet në një aspekt shumë më të rrezikshëm sesa vetë rezultati i tij. E që është se në Ukrainë po vihet në diskutim serioz hegjemonia e Perëndimit.
Nëse diskutimi i kësaj hegjemonie është Lufta e Tretë Botërore, atëherë ajo ka kohë që ka nisur. Ka diçka shumë të pamatur një qasje e tillë qoftë edhe nëse mendojmë se Donald Trump mund të mbyllë luftën apotë dakordësohet me një pakt dypalësh me Rusinë.
Nga ana tjetër, nuk ka asnjë të dhënë të besueshme që Rusia të ketë kapacitete të shtrijë lojën e vet të Ukrainës në vende të tjera të Europës. E tregojnë këtë shifrat, të dhënat e pretenduara dhe varësia e re reale e saj ndaj Kinës. Kjo është një luftë që po e redukton statusin e saj, nuk po e fuqizon.
Propaganda e rrezikut rus në momentin e tanishëm kur kemi përdorim të trupave koreane, invadimin efektik kinez në ekonominë e luftës, e cila po alteron hierarkitë ekonomike, kanë në vetvete elementë ideoogjikë dhe një dogmë pushteti. Sepse lufta e Tretë Botërore në këtë pikëpamje, pra të sfidimit të hegjemonisë Perëndimore, është në fakt, akt që ushqehet nga vetë Perëndimi që deklaron se çdo cenim në këtë aspekt do të provokonte konflagracion global.
Ajo që sot po shohim me Rusinë të kujton Bizantin e Kryqëzatës së Katërt, kur konflitki ndërkristian dhe rivaliteti për pushtet mes europianëve, hapi rrugën për depërtimin e turqve në skenën europiane. Ta ngushtojmë rrethin edhe më: ishte konflikti “i brendshëm” që solli tuqit në Shqipëri më 1355 në Savër të Lushnjes.
Sigurisht që lufta nuk ka alibi veçse kur është mbrojtëse dhe proporcionale. Por në doktrinën ruse çdo zgjerim është nën efektin e psikologjisë historike të mbrojtjes. Dhe duhet thënë se Rusia e sotme ka qenë akomoduar shumë mirë në rendin ndërkombëtar të pas Luftës së Dytë Botërore. Madje ajo ka mbetur e vetmja fuqi që pranon deri diku si pozitive Aleancën e tri fuqive të asaj kohe, ndonëse në kohë ka kërkuar një arkitekturë sigurie për Europën, sidomos pas zgjerimit të NATO-s në Lindje.
Parimi i pandashmërisë së sigurisë që kaq shumë theksohet nga Kremlini sot, është universal dhe që është i tillë na e bën të kuptojë edhe një incicent i rëndësi i Kubës më 1963 p.sh. Aksionet dhe veprimet e këtyre 20 viteve vënë në dukje një fakt që përfaqëson problem strtaegji sigurie në rrafsh global: Perëndimi ndjen se nuk e siguron dot gjatë hegjemoninë e vet me rendin aktual dhe e ka minuar atë duke e mbajtur sa për formë. Dhe rishikimi faktik i një rendi përbën aktin e parë të një luftë të re. Ukraina është një episod që shpjegohet më mirë si pasojë, sesa si shkak.
s.zaimi
Add new comment