Duan të besojmë se "engjëllin" e mbrojti Venecia
Olta Xhaçka, që ka kohë që po bën çmos t’i ikë syrit publik, ka dalë sërish sot në skenë me një vendim këshillimor të Komisionit të Venecias mbi mandatin e saj. Çështja është teknikisht pa inters veçse për shumicën në pushtet që do të vjedhë kohën e Shqipërisë me yçkla të tilla në një vend ku vjedhja është tellall.
Duhet të ikë nga parlamenti Olta Xhaçka apo jo për shkak të konfliktit të interesit që u konstatua me bashkëshortin e saj? Kjo është çështja. Një parti që udhëhiqet nga disa norma, një gjë e tillë do të ishte pa dskutim. Por Partia Socialiste, që është një parti e të gjithë kriminileëve të këtij vendi, mendon se ka të drejtë të inetepretojë se Komisioni i ka dhënë të drejtë asaj kur kosntaton se Gjykata Kushtetuese nuk mund të diktojë mënyrën e votimit të deputetëve që në Shqipëri përcaktohet nga Kushtetuta. Mirëpo Komisioni ndër të tjera thotë se:
Parlamenti nuk mund t'i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në kuadrin e kompetencave që i jep Kushtetuta, Në dritën e sa më sipër, pyetjet numër 1 dhe 3 duhet të të mos shihen si çështje e mandatit të lirë, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votim apo shumicë parlamentare
Thënë ndryshe, pavarësisht sesi qëndron çështja, kemi dy vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe ato duhen zbatuar.
Kuvendi i Shqipërisë mendon ndryshe. Kryetarja e Kuvendit, doli sot e tha se shpifjet morën fund. Se qëndrimi I PS-së është kushtetues. E shkreta kryetare! Të kujton dikur atë takimin Ramën që iu drejtua Patozit: Mendon me të vërtetë se je kryetar Grupi? E çuditshmja nuk është se çfarë thotë kjo gruaja e Kuvendit, e çuditshmja është se këta, me Ed Limjonin në krye duan të na bëjnë të besojmë se Xhaçkën e mbron Venecia. Po shkoni mor andej, zhapazhulë që nuk ju shkon asgjë! As hija juaj!
s.zaimi
Comments
Kush i ben zullumet ne Himare eshte i mbrojtur nga kryeministri
Mua me duket i logjikshem perfundimi qe kush i ha dardhat e mollet ne Himare, eshte direkt i mbrojtur nga kryemnistri me angazhim total. Ata qe hane dardha e molle, gjithnje pas shpine, po gjithsesi larg Himares, jane hajdute dhe spaku duhet ti hetoje per kryeministrin. Dhe eshte legjitime pyetja "pse keta qe bejne zullume ne Himare i mbron kryeminstri deri ne extrem, nderkohe qe te tjeret i leshon me nje te pjerdhur?!"
Add new comment