Duan të besojmë se "engjëllin" e mbrojti Venecia

Postuar në 10 Dhjetor, 2024 16:47

Olta Xhaçka, që ka kohë që po bën çmos t’i ikë syrit publik, ka dalë sërish sot në skenë me një vendim këshillimor të Komisionit të Venecias mbi mandatin e saj. Çështja është teknikisht pa inters veçse për shumicën në pushtet që do të vjedhë kohën e Shqipërisë me yçkla të tilla në një vend ku vjedhja është tellall.

Duhet të ikë nga parlamenti Olta Xhaçka apo jo për shkak të konfliktit të interesit që u konstatua me bashkëshortin e saj? Kjo është çështja. Një parti që udhëhiqet nga disa norma, një gjë e tillë do të ishte pa dskutim. Por Partia Socialiste, që është një parti e të gjithë kriminileëve të këtij vendi, mendon se ka të drejtë të inetepretojë se Komisioni i ka dhënë të drejtë asaj kur kosntaton se Gjykata Kushtetuese nuk mund të diktojë mënyrën e votimit të deputetëve që në Shqipëri përcaktohet nga Kushtetuta. Mirëpo Komisioni ndër të tjera thotë se:

Parlamenti nuk mund t'i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në kuadrin e kompetencave që i jep Kushtetuta, Në dritën e sa më sipër, pyetjet numër 1 dhe 3 duhet të të mos shihen si çështje e mandatit të lirë, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votim apo shumicë parlamentare

Thënë ndryshe, pavarësisht sesi qëndron çështja, kemi dy vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe ato duhen zbatuar. 

Kuvendi i Shqipërisë mendon ndryshe. Kryetarja e Kuvendit, doli sot e tha se shpifjet morën fund. Se qëndrimi I PS-së është kushtetues. E shkreta kryetare! Të kujton dikur atë takimin Ramën që iu drejtua Patozit: Mendon me të vërtetë se je kryetar Grupi? E çuditshmja nuk është se çfarë thotë kjo gruaja e Kuvendit, e çuditshmja është se këta, me Ed Limjonin në krye duan të na bëjnë të besojmë se Xhaçkën e mbron Venecia. Po shkoni mor andej, zhapazhulë që nuk ju shkon asgjë! As hija juaj!  

s.zaimi

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Mua me duket i logjikshem perfundimi qe kush i ha dardhat e mollet ne Himare, eshte direkt i mbrojtur nga kryemnistri me angazhim total. Ata qe hane dardha e molle, gjithnje pas shpine, po gjithsesi larg Himares, jane hajdute dhe spaku duhet ti hetoje per kryeministrin. Dhe eshte legjitime pyetja "pse keta qe bejne zullume ne Himare i mbron kryeminstri deri ne extrem, nderkohe qe te tjeret i leshon me nje te pjerdhur?!"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.