Amnesty International: Izraeli po kryen genocid. Duhet të ndalet tani!

Postuar në 05 Dhjetor, 2024 15:44

Përmes një raporti prej 296 faqesh, titulluar: A ndjehesh si nënnjeri: Genocidi i Izraelit kundër palestinezëve në Gaza, Amnesty International, i është bashkuar kështu zërave akuzues ndaj TelAvivit zyrtar që vijon luftën që nga 7 tetori 2023.

Raporti i AI demonstron se Izraeli ka kryer akte të ndaluara nën Konventën për Genocidin me synimin e qartë të shkatërrimit të palestinezëve në Gaza. Këto përfshijnë vrasje, shkaktim i dëmeve serioze trupore apo mendore dhe krijimi në mënyrë të qëllimshme ndaj palestinezëve të kushteve të jetesës të përllogaritura si të tilla për të provokuar shkatërrimin e tyre fizik. Muaj pas muaji, Izraeli i ka trajtuar palestinezët në Gaza si një grup nën njerëzish të padenjë për të drejtat dhe dinjitetin  e njeriut, duke demonstruar synimin e qartë për t’I shkatërruar fizikisht ata. Ky është Genocid. Duhet të ndalojë tani

citohet Sekretarja e Përgjithshme e Amnesnty International, Agnès Callamard.

Sipas saj shtetet që vijojnë të transferojnë armë drejt Izraelit duhet të dinë se po shkelin detyrimin e tyre në parandalimin e genocidit dhe rrezikojnë të jenë bashkëpunëtorë në genocid. Kujtojmë këtu se Shqipëria është cilësuar një furnizuese kyçe me armë e Izraelit, çka në dritën e këtij raporti dhe kësaj deklarate mund të kualifikojë atë si bashkëpunëtore në genocid.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.