Për Ukrainën mbetet një paqe armene. Erdogan - Orban, mirëpresin qasjen e Trump ndaj krizës

Postuar në 08 Nëntor, 2024 15:00

Fitorja e Donald Trump në SHBA ka rezonuar siç pritej në Europë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se nëse konflikti në Ukrainë do të shihej nga një perspektivë e paqes dhe e qasjeve të Trump, atëherë shumë shpejt lufta do të merrte fund.

Më shumë armë, më shumë bomba, apo më shumë kaos nuk do t’I japin fund kësaj lufte

citohet Erdogan.

Nga ana tjetër, kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka deklaruar se Europa nuk mund ta financojë Ukrainën pa ndihmën amerikane, një sinjal i qartë ky se politika e ndalimit të konfliktit ka fituar një momentum të ri.

Dy politikanët në fjalë kanë përcjellë kështu mesazhe miratimi për qasjen e Trump, i cili ka nevojë të kuptohet dhe pranohet pa eksese në komunitetin ndërkombëtar.

Apeli në fjalë nënkupton se Ukraina ka vetëm dy rrugë: ose të pranojë ndarjen, ose të luftojë në metodën e vjetër të mobilizimit popullor.

Nëse kthehemi pas, në mars të vitit 2022, një muaj nga invazioni, Zelenskiy që dje nga samiti i Komunitetit Politik Europian deklaronte se çdo ide për ndarje është vetëvrasje për Europën, e pranoi armëpushimin e Stambollit, por u detyrua të vazhdonte luftën nën presionin anglo-amerikan. Në këto kushte, administrata Trump me gjasë përcakton fundin politik të tij dhe aktualizimin e një paqeje si ajo e Nagorno Karabakut.

Po kështu mund të kuptohet mirë pragmatizimi i Erdogan, që me mbështetjen e Trump kërkon patjetër një qasje të re të SHBA ndaj krizës në Lindjen e Mesme. Këto ditë në rrjetin “X” kanë qarkulluar lajme se 79% e hebrenjve të SHBA votuan Kamala Harris, por edhe një video e vjetër e Trump, kur ishte president, në të cilën ai shprehet me tone shumë pozitive për Mahmoud Abass, kreun e Fatahut të cilin e krahason me një baba.

Comments

Submitted by Armando (not verified) on

Nese paqja ne ukraine arrihet duke i falur moskes ato qe ka zene deri tani, gje qe nese Trump terhiqet nga ndihma, duhet te themi se eshte luks per Ukrainen, kjo do te thote qe Ukraina duhet ti fale nje pjese Moskes.
Cfare ndodhi ne Armeni. Azeret sulmuan dhe moren nje toke, te cilen nga 90 e mbante Armenia.
E perbashketa e tyre eshte me i dobeti u detyrua me force te dorezohej ndaj me te fortit.
Ajo ku ndryshojne katerciperisht eshte se Rusia mori token e Ukraines. Azerbaixhani mori token e vet.
Ne kete aspekt, nuk ka asnje ngjashmeri paqja ne ukraine (duke mbajt rusia c'ka pushtuar) me paqen ne Armeni edhe duke u pare nga syri i udheheqesve armene nese doni

Submitted by I (not verified) on

Nuk është e gjitha tokë e saj. Psh Krimea ka qenë pjesë e Perandorisë Ruse. Sovjetikët e çuan forcërisht tek Ukrahina Sovjetike. Kthimi i Krimesë do ishte diçka natyrale. Ndërsa Dombasi të mbetej nën Ukrainë por me autonomi të plotë. Këto do edhe Moska të lë një copë rusi edhe në Ukrainë që të jetë politikasht e fortë në Kiev në të ardhmen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.