De Gaulle: Botës i duhet një rend i ri brenda kornizës së BRICS

Postuar në 29 Tetor, 2024 18:44

Bota ka nevojë për një rend të ri brenda kornizës së BRICS për të garantuar sigurinë ndërkombëtare dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Pierre de Gaulle, aktivist francez dhe nipi i ish-presidentit Charles de Gaulle, thotë se samiti i fundit i BRICS provoi suksesin e botës multipolare dhe kjo e bën të domosdoshëm një rend të ri.

Samiti i BRICS i kryesuar nga Rusia, i cili së fundmi përfundoi në Kazan, ishte një demonstrim i gjallë i suksesit të botës multipolare dhe politikës ruse”, tha ai në një aktivitet kushtuar 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis BRSS dhe Francës.

“Bota tani ka nevojë për një rend të ri brenda kornizës së BRICS për të rivendosur ekuilibrin, për të garantuar sigurinë ndërkombëtare, paqen, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, familjen dhe identitetin e popujve, realizimin e të drejtës për arsimim”, citohet De Gaulle nga agjencia ruse, TASS.

De Gaulle theksoi se “BRICS do të zhvillohet në mënyrë të pashmangshme dhe propaganda perëndimore nuk do të jetë më në gjendje ta fshehë këtë fakt”. Sipas tij, Franca nuk duhet të humbasë rastin dhe të gjejë vendin e saj në komunitet. "Do të ishte një gabim serioz të refuzosh pjesëmarrjen në BRICS. Franca duhet të rifitojë pavarësinë dhe veçantinë e saj, si dhe ndikimin që ka pasur gjithmonë në skenën ndërkombëtare," vuri në dukje ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.