Jourova thotë se "Musk promovon gjuhën e urrejtjes". Po urrejtjen kush e promovon?
E keqja është gjetur. Tani është Irani, CRINK, aleanca ushtarake e Lindjes dhe Elon Musk. Ky i fundit nuk dallon dot të ligën nga e mira, sipas zv.presidentes së Komisionit Europian, Vera Jourova.
Musk ka patur përplasje ne BE-në për rregullimin pas blerjes së Tuiterit, pasi sipas europianëve ai ka lejuar gjuhën e urrejtjes. Dhe për Jourovan kështu ai promovon të keqen.
Puna është se nga vjen urrejtja që nxit apo artikulohet në atë gjuhë? Askush nuk e thotë, por me siguri që një shkak është hipokrizia e atyre që drejtojnë.
Ne nisëm ta relativizojmë të keqen dhe ai po ndihmon në mënyrë proaktive. Ai është promovues i së keqes
citohet ajo.
Një qasje moralizuese që të pështjellon zorrët dhe provokon atë neveri për të cilën kjo zonjë flet.
Cili njeri që jeton me punë nuk do urrente Elisa Spiropalin, Zdroms Krromën e Tiranës apo Edi Ramën kur i dëgjon sesi kakarisin nga miliardat që kanë bërë? Sesi japin mend, e bëjnë moral?
Urrejtja është një gjë, gjuha e urrejtjes tjetër.
Add new comment