Do vrasim Khamenein dhe godasim programin bërthamor iranian. Shumë më pak nga sa bëri Irani

Postuar në 06 Tetor, 2024 13:50

Nuk është vetëm Netanyahu që po kërkon të lajë hesapet me frikën e Izraelit për të ekzistuar. Por edhe me frikën nga një histori 70 vjeçare krimesh dhe genocidi. Është mesa duket i gjithë spektri politik, ndonëse raportime se elita “laike” po largohet nga vendi. Ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett, ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden, sipas të cilit “Izraeli mund të hakmerret ndaj Iranit, por duhet ta ketë kundërpërgjigjen proporcionale”.

Kjo fjalë e fundit e ka shqetësuar Bennett që ka shkruar në rrjetin “X” një sqarim mbi kuptimin që hebraizimi bashkëkohor i jep kësaj fjale.

Irani ka terrorizuar izraelitët për 30 vjet. Regjimi iraniann financoi, stërviti dhe armatosir terroristësh egërsira si Hamas, Hezbollah, Xhihadi Islamik…

Pak ditë më parë Irani lëshoi direkt 190 raketa drejt Izraleit përfshirë qendrën e TelAviv. Pra cila duhet të jetë përgjigja proporcionale? Që Izraeli ta vrasë, përdhunojë dhe djegë mijëra iranainë të pafajshëm? Jo, nuk do të bëjmë këtë. Që Izraeli të lëshoj 10 000 raketa pa pyetur drejt qyteteve iraniane? Jo, nuk do ta bëjmë këtë. Izraeli duhet të sulmojë programin bërthamor iraian, lidershipin iranian, ineresat ekonomike. Të gjitha këto do të ishin një fraksion nga ajo që Irani I ka bërë Izraelit

shkruan Bennett.

Pra një ish-kryeminstër që votohet po bën thirrje që Izralei të vrasë Kahmenein, të godasë infrastrukturën e një shteti tjetër sepse Izraeli është I pafajshëm. Një viktimë.

Bennett madje thekson se këtë javë nis procesi përgatitor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.