Turqia drejt BRICS

Postuar në 29 Shtator, 2024 15:24

Turqia ka paralajmëruar se do të bëhet pjesë e organizatës BRICS, të cilën e ka argumentuar me pozicionin e vet srategjik. Kreu i Parlamentit Numan Kurtulums ka deklaruar gjatë një interviste për agjencinë ruse, “TASS” ai ka theksuar se pjesëmarrja turke në BRICS, duhet parë si mundësi komunikimi.

Duke patur pozicionin gjeostrategjik, të qenit një ruë mes Lindjes dhe Perëndimit, duke patur kulturën e shkuar dhe perspektivën e së ardhmes, ka hyrë në një proces shndërrimi në një aktor rajonal madje edhe në një aktor që luan në një role fikas në botë. Ne e konsiderojmë BRICS si një nga bashkimet e rëndësishme të së ardhmes për të ardhmen e sistemit global multipolar dhe…hyrja në BRICS do…të zgjerojë kapacitetet e Turqisë në politikën e jashtme

është shprehur ai.

Megjithatë nuk është e qartë nëse aderimi në BRICS është një masë që Turqia e merr pas zvarritjes prej tri dekadash të hyrjes në BE dhe në tregun europian, një vendim që lidhet qartazi tashmë me cilësitë gjeopolitike dhe demografike të Turqisë. Në këtë kuadër, pjesëmarrja në disa organizata joeuropiane, mund të jenë një shenjë se Ankaraja është e gatshme të pranojë mbylljen e procesit të negociatave për anëtarësim që ende nuk ka nisur.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Te mos genjejme veten, ashtu si edhe turqit nuk e genjejne, qe Turqia ka oatur mundesine qe mdonjehere te ishte pjese e BE. Cili gomar gjerman, francez, anglez (per kur ishte) italian a spanjoll do te pranonte te shihte morine e eurodeputeteve te nje shteti 100 milionesh qe zyrtarisht do udhehiqnin gjithcka ne BE.
Europaner e dinin kete, turqit po ashtu, Por statuquoja aktuale, ideale per europen, per turqit nuk pi me uje. Ata nuk jane turqit e 70tes qe importonin kapelat ushtarake e as ata te 2000 kur kishin nevoje edhe per arme te lehta. Sot jane vendi 6 ne bote per export armatimi, jane ne G20, jane ushtria e II ne NATO, dhe fale edhe perendimit, kapacitetet prodhuese jane rritur eksponencialisht.
Mjafton te kujtojme se brenda 20 vitete turqia beri 2 kthesa 180 gradeshe.
Nga vend pa probleme me fqinjet, u ngaterrua me te gjithe pa perjashtim, dhe perseri u pajtua me te gjithe pa parjashtim.
Jane pa fund nderhyrjet greke dhe izraelite qe nxisin amerikanet per turlifare sanksionesh ndaj turqise, por tregetia prap shkon vaj ama. Te nesermen e Netanjahut, prap do ngrihet flamuri turk ne jeruzalem e ai izraelit ne stamboll.
Ne kete kuader, turqia nuk duhet gjykuar si nje shtet si rumania apo greqia qe jetojne ne saje te BE. Edhe ne BRICS njesoj do jete. Pergjithesisht turqve nuk u mjafton nje karrige, nato, be apo brics qofte
Ata duan nje kanape, qe ta gjesdisin vete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.