Serbët e Kosovës synojnë krijimin e një alternative politike ndaj Listës Srpska
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/09/1727530053-2F3A1207_b-750x513_2024_09_29_12.jpg?itok=khzOLQlo)
Opozita serbe e drejtuar nga Dragan Djilas, kreu i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të serbëve të Kosovës në qendër të të cilit ka qenë mbijetesa e tyre si komunitet.
Pa ta lufta do të humbiste kuptimin
është shprehur Djilas.
Ai ka propozuar disa masa si shtim investimesh në prodhimin lokal dhe fuqizim i universitetit të Mitrovicës.
Në takim kanë qenë Zdravko Ponos i partisë Qendra-Zemër, Zoran Lutovac i Partisë Demokratike, i cili ka bërë thirrje për krijimin e një alternative politike ndaj Listës Srpska në Kosovës që sipas tij do të duhet t’i japë fund korrupsionit të aksit Beograd-Kosovë.
Robert Kozma i Frontit të Majtë të Gjelbër dhe Momcillo Trajkoviç i Forumit Kombëtar Serb, të gjithë kanë folur për nevojën e një lëvizjeje autentike të serbëve të Kosovës.
Lista Srpska ka marrë goditje dhe është diskredituar si zgjatim paramilitar i Serbisë me ngjarjet e Basnjkës më 24 shtator 2022.
Add new comment