Nuk jam as agjent rus as kriminel. Kreu i CIA-s ma konfirmoi në takim!
Opozita serbe ka krijuar një situatë debati në Parlament nën pretendimin se Aleksander Vulin, zv.kryeministër i Serbisë, ndalohet të hyjë në SHBA. Rreth këtij pretendimi, vetë Vulin ka deklaruar se ka siguri të plota se ai nuk është as agjent i Kremlinit dhe as kriminel.
Takova kreun e CIA-s z. Burns. Ai më tha: “Z. Vulin ne e dimë që ti nuk je një agjent rus, as kriminel, por ju jeni i pozicionuar strategjikisht kundër pozicioneve të qeverisë sime. E vërtetë. Absolutisht e vërtetë. Pasi planet strategjike të qeverisë së tij janë që ne të njohim Kosovën, t’i kthejmë shpinën Republikës Srpska dhe të vendosim sanksione ndaj Federatës Ruse. Asnjë nga këto nuk ka për të ndodhur sa kohë Vuçiç udhëheq Serbinë dhe unë të jem në qeverinë serbe
ka thënë ai.
Por pretendimet e tij, sipas mediave opozitare serbe bien ndesh me vendimet e Thesarit Amerikan që e ka vendosur atë nën sanksione për përfshirje në krim ndërombëtar dhe korrupsion.
Add new comment