Gjeniu në hije/ Njeriu pas suksesit të Telegramit

Postuar në 07 Shtator, 2024 21:34

Që nga arrestimi i tij në Francë, CEO i Telegram Pavel Durov është bërë personazhi kryesor në debatin nëse platformat e teknologjisë duhet të lejohen të vënë privatësinë individuale para sigurisë kolektive.

Por për autoritetet franceze, edhe vëllai më i madh i Pavelit, Nikolai, është në të njëjtin debat.

Nikolai, i kontaktuar nga Politico, e cila nuk ka marrë përgjigje prej tij, ka pasur prej kohësh rol jetik në Telegram, platformën e mediave sociale dhe të mesazheve të koduara të themeluara nga vëllai i tij më i vogël.

Ai është etiketuar si truri i vërtetë i Telegram-it – për disa madje edhe eminenca gri – pas suksesit të asaj që është pika e fortë e aplikacionit për gati 1 miliard përdoruesit e tij: privatësi larg syve kureshtarë, përfshirë ata të qeverive.

Ndërkohë që Pavel ishte fytyra e gjallë e operacionit, një princ rus i teknologjisë që flironte me «dritat e skenës», Nikolai ishte shtylla teknike, siç ishte Woz për Steve Jobs në ditët e para të Apple.

Ishte Nikolai ai që hartoi protokollin MTProto që ka tërhequr shumë përdorues me premtimin e sigurisë - përfshirë ata me qëllime të jo të mira - dhe është bërë një dhimbje koke për autoritetet franceze.

"Vëllai im, duke qenë gjeniu që është, ishte i aftë të krijonte këtë standard të kriptimit që ne po përdorim deri më sot me ndryshime të vogla," tha Pavel në një intervistë me ekspertin e të djathtës, Tucker Carlson. "Ai është ekspert në kriptografi, ai projektoi parimet bazë të enkriptimit të Telegramit."

Duke dëshmuar rolin e Nikolait në kompani, autoritetet franceze kanë lëshuar një urdhër ndalimi edhe për të, raportoi POLITICO javën e kaluar. Por Nikolai mund të jetë më i vështirë për t'u kapur sesa vëllai i tij, i cili u arrestua më 24 gusht pasi mbërriti në Paris me avionin e tij privat.

Ndërsa Pavel u largua nga Rusia në vitin 2014, Nikolai raportohet nga disa media ruse se është ende në vendin e tij, megjithëse ky lajm nuk është konfirmuar plotësisht. Nikolai raportohet gjithashtu të ketë një pasaportë nga Saint Kitts dhe Nevis - si vëllai i tij - si dhe nënshtetësi letoneze.

Gjeniu i ri

Pjesa më e madhe e asaj që dihet për Nikolai vjen nga vëllai i tij më i vogël, nga ish-kolegët e tij ose nga artikujt tabloid me vërtetësi të dyshimtë. Të marra së bashku, këto informacione përvijojnë portretin e një gjeniu të çuditshëm të matematikës me një shpërfillje për jetën materiale, në aurën e inteligjencës sovjetike.

Sipas një biografie të vëllezërve Durov, shkruar nga gazetari rus Nikolai Kononov, në moshën tre vjeçare Nikolai Durov lexonte libra mbi astronominë - dhe i kuptonte ato.

Ai u shfaq live në televizionin italian si një fëmijë gjeni që mund të zgjidhte ekuacione kubike në kohë reale, duke qenë vetëm 10 vjeç,” thotë në intervistën me Tucker Carslon ,Pavel Durov, i cili duket se nuk humbet kurrë mundësinë për ta lavdëruar vëllain e tij.

Në shkollë, Nikolai fitoi disa olimpiada ndërkombëtare të matematikës. Ai mbeti truri i një klubi elitar gjenish në universitetin në Shën Petersburg, të cilin e ndihmoi të siguronte vendin e parë në kampionatin botëror në konkursin e programimit.

Ai gjithashtu thuhet se frymëzoi të vëllain Pavel, katër vjet më i vogël, që të merrej me programimin kompjuterik.

Kur Pavel lançoi VKontakte, ekuivalentin rus të Facebook, në vitin 2006, Nikolai thuhet se e mbështeti atë me këshilla nga Boni, Gjermani, ku studionte në atë kohë.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Vkontakte, Nikolai u kthye në Rusi për të punuar së bashku me vëllain e tij si shef teknik, duke sjellë potencialin e tij në vend dhe njëkohësisht duke mbledhur rreth vetes miqtë e rinisë.

Vitet e fundit, i madhi i vëllezërve Durov thuhet se ka punuar në Telegram, ndërsa jepte edhe matematikë në Institutin Matematikor Steklov, pjesë e Akademisë Ruse të Shkencave. Instituti e liston Nikolain si anëtar të stafit në faqen e tij të internetit, megjithëse një faqe e veçantë e profilit në emrin e tij në faqen e internetit të Akademisë Ruse të Shkencave u fshi pas lajmeve për urdhrin e arrestimit në emër të tij.

Kërkesës së Politico për informacion nuk iu përgjigj as universiteti.

Si «Njeriu i shiut»

Si Pavel, ashtu edhe Nikolai Durov kanë krijuar imazhin e njerëzve të rezervuar të shkëputur nga jeta e zakonshme – si ajo që ata gëzonin kur ishin fëmijë në Shën Petersburg – të nxitur nga një brez liridashës si Elon Musk.

Telegram u themelua nga libertarianët për të ruajtur lirinë botërore përmes enkriptimit”, thuhet në një letër të bardhë për TON, një platformë blockchain e zhvilluar nga Nikolai.

Por në shumë mënyra, Nikolai është antiteza e vëllait të tij.

Ndërsa Pavel nisi të bëhej gjithnjë e më eksentrik, duke u mburrur me 100 fëmijët e tij biologjikë ose duke treguar gjoksin e skalitur në mediat sociale, Nikolai mbeti më i rezervuar. Në VKontakte, ku ka postuar për herë të fundit në vitin 2018, ai fshihet pas një avatari bardh e zi të Nestor Makhno, një anarkist dhe revolucionar ukrainas.

Fotot e pakta të tij, të disponueshme për publikun, tregojnë një burrë tullac, me syze dhe pantallona të ngushta.

Ata që e njohin Nikolain, e lavdërojnë botërisht si një mendje jashtëzakonisht të ndritur. Por sipas një shoku me të cilin i ka shkëputur lidhjet, ai njëkohësisht ka zakone jashtëzakonisht të çuditshme.

Anton Rozenberg, ish-inxhinier softuerësh në Telegram dhe një mik i vjetër i Nikolait me të cilin ai pati përplasje për një interes të përbashkët dashurie, e ka përshkruar gjeniun e programimit si "një fëmijë të rritur, krejtësisht të shkëputur nga jeta reale".

Në një postim të hollësishëm në blog në vitin 2017, i cili mori u pasqyruar gjerësisht në mediat ruse si profil i rrallë i Durovëve, ai shkroi se Nikolait i referoheshin me pseudonimin "Kot", që në rusisht do të thotë mace, dhe kishte shpërthime periodike që inkurajonin t’i bashkoheshin ata që e rrethonin.

Edhe kur Nikolai po pushtonte botën e teknologjisë me atë që krijoi, nëna e tij, të cilën ai e quante me dashuri "Macja e madhe", u kujdes për "pothuajse çdo hap" të ekzistencës së tij të përditshme.

Tregime të tilla mund të hidheshin poshtë lehtësisht si mllefi i një miku të kthyer në armik, por një artikull i fundit në tabloidin Komsomolskaya Pravda citoi fqinjët e familjes, sipas të cilëve mbështetja e Nikolait te nëna e tij kishte ngritur shumë pikëpyetje.

Një ish-koleg i tha gazetës së pavarur Meduza se Nikolai ishte "një lloj njeriu i shiut" (filmi me protagonistë vëllezërit Charlie dhe Raymond – luajtur përkatësisht nga Tom Cruise dhe Dustin Hoffman – një tregtar i shkathët dhe një gjeni me autizëm).

Grigory Bakunov, i cili u takua me Nikolain disa herë kur ai vetë ishte specialist i lartë në motorin rus të kërkimit Yandex, e hodhi poshtë këtë pikëpamje. Ai e përshkroi Nikolain si "një komunikues të mirë".

"Unë nuk do të thosha se ai nuk ndërvepron mirë në jetën normale," tha Bakunov.

Bakunov tha se Nikolai ishte i hapur dhe shpesh gjente zgjidhje të papritura për problemet e teknologjisë.

Ai ka përbërjen e një gjeniu, i cili, në tërësi, është i ndryshëm nga njerëzit normalë. Ata janë njerëz tepër të përqendruar në punën e tyre”, tha Bakunov për POLITICO.

Profesionalisht, Pavel dhe Nikolai Durov duket se plotësojnë mirë njëri-tjetrin. Nikolai thuhet se vepron si amortizator për vëllain e tij më impulsiv. Një ish-mik, Rozenberg, i tha POLITICO-s në një bisedë telefonike, se Nikolai "është një nga të paktët në ekip që mund t'i rezistojë atij (Pavelit)," sa herë që ambiciet e pazakonta të Pavel-it e largojnë nga ekipi i tij.

"Ata formojnë një dyshe të mirë," tha Bakunov. "Nikolai kujdeset për anën teknike dhe Pavel është përgjegjës për PR dhe anën produktive».

Ajo formulë fituese, megjithatë, i ka vënë ata të dy nën akuzën e prokurorisë franceze.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.