Shefi i CIA-s viziton Kosovën

Postuar në 22 Gusht, 2024 18:24

Drejtori i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Takimi është zhvilluar në presidencë dhe në të ka qenë i pranishëm edhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Pavarësisht se zyrtarisht nuk ka pasur asnjë njoftim nga Ambasada Amerikane apo institucionet shtetërore në Prishtinë, vizita e Burns duket se është ndalesa e radhës e një turi në rajon.

Më parë, ai ka qenë në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. Edhe autoritetet në Beograd, as e kanë  konfirmuar dhe as mohuar vizitën e tij.

Burns vjen në Ballkan në një moment tensioni mes SHBA dhe Kosovës që lidhet me vendimin e qeverisë së kësaj të fundit për të hapur urën e Ibrit.

Pak ditë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, deklaroi se SHBA-të janë sfiduar në disa aspekte nga qeveria e Albin Kurtit.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka kërkuar Qeverisë Kurti që të rikthehet në “angazhim konstruktiv dhe të ngushtë” me Uashingtonin, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Burns ka mbajtur më parë postin e ambasadorit të SHBA-së në Rusi. Ai është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, pasi ai është edhe anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë. Ai e ka marrë detyrën e drejtorit të CIA-s në janar 2021.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.