Konsultime me Kremlinin për situatën në Gaza
Në kulmin e një krize ndërkombëtare dhe humanitare në Gaza, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abas, njoftohet se do të vizitojë Rusinë më 12-14 gusht. Lajmi bëhet i ditur nga ambasadori palestinez në Rusi, Abdel Hafiz Nofal, sipas të cilit Abbas do të zhvillojë një takim me homologun rus, Vladimir Putin.
Do të flitet për situatën në Gaza, rreth rolit të Rusisë dhe asaj çfarë mund të bëhet. Ne jemi në një situatë shumë të vështirë dhe Rusia është një vend i afërt me ne. ne kemi nevojë të konsultohemi
ka thënë Nofal.
Vizita përfaqëson një moment diplomatik jo pa rëndësi, pasi Abbas është pritur nga Ankaraja zyrtare dhe tani edhe nga Rusia, dy vende me ndikim në Siri, por edhe në Libanin fqinj. Deri më tani Izraeli është përpjekur të mbajë larg diskutimi një zgjidhje politike për Gazan, ndonëse nuk ka kryer veprime ndaj Bregut Perëndimor ku ka pushtetin Autoriteti Palestinez.
Add new comment