Opozita serbe: Beteja jonë kundër minierës së Jadarit përcakton literalisht mbijetesën e Serbisë
Kreu i lëvizjes “Ne nuk do ta dorëzojmë Jadarin”, Zlatko Kokanoviç, ka deklaruar nga fshati Gornje Nedeljice, se protesta e tanishme për litiumin përcakton të ardhmen e mbarë vendit. Teksa i ka bërë thirrje serbëve të dalin në protestë masive më 10 gusht, Kokanoviç ka thënë:
Është jetike që ne të tregojmë vendosmërinë tonë dhe do të jetë kjo vendosmëri që do të përcaktojë vendimet e mëtejshme të qeverisë.
Sipas tij, protesta dhe reagimi për litiumin duhet të kuptohet mirë për rëndësinë që përfaqëson.
Njerëzit duhet të kuptojnë se veprimet tona më 10 gusht dhe në ditët në vijim, do të na përkufizojnë përgjithnjë. Kjo është literalisht një betejë për mbijetesën e Serbisë…Nëse projekti i Jadarit ecën përpara, të tjerë projekte do të pasojnë dhe ne do të bëhemi një koloni minerare me mjedis të shkatërruar
ka thënë ai.
Add new comment