"Zgjidhja finale" e Izraelit nxit hakmarrjen iraniane "brenda 24 orëve"
Anthony Blinken, sekretar i Departamentit Amerikan, ka njoftuar vendet anëtare të G7 se Irani do të sulmojë Izraelin në 24 orët e ardhshme. Në sulm sipas tij do të përfshihet edhe lëvizja Shiite Hezbollah. Raprezaljet iraniane lidhen me vrasjen e kreut të Hamas, Ismail Hanniyeh në Teheran që thuhet se u likujdua në të njëjtën kohë me inaugurimin e presidentit të ri Iranian, Masoud Pezeshkian.
Mediat raportojnë se “përpjekja e Blinken dhe SHBA po shkon në minimizimin e hakmarrjes iraniane”, një diplomaci presioni që synon mesa duket që të mos lejojë përshkallëzimin total të situatës në Lindjen e Mesme. Vetë kjo qasje dëshmon për opsionet e kufizuara dhe madje kufizimin strategjik të SHBA në një rajon ku tradicionalisht ka ushtruar ndikim përcaktues.
Duket se SHBA ka liçencuar hakmarrjen iraniane, brenda një hapësire të caktuar, qoftë edhe për të sinjalizuar kryeministrin izraelit Netanyahu që ka prirje për të dalë jashtë kontrollit.
Ajo që është e rëndësishme aktualisht është fakti se reagimi disproporcional i Izraelit për sulmet e 7 janarit, ekzagjeroi një kërcënim të sigurisë publike në një perceptim të sigurisë ekzistenciale duke ditur shkallëzimin e reagimeve. Duket se Izraeli po priste një shkak për të vënë në lëvizje “zgjidhjen finale” për palestinezët, çka provohet me horrorin në Gaza që vepron përkundrejt njerëzve dhe civilëve në mënyrë të padiskriminuar.
Goditja e Hanniyeh në Teheran nga ana tjetër është taktika e radhës e faktorizimit të detyruar të Iranit si një aktor ushtarak destabilizues në rajon, që supozohet të ridimensionojë praninë amerikane në rajon. Në këto kushte kundërveprimi i tanishëm Iranian, të kujton atë të sulmeve me dronë pak kohë më parë, që u paralajmërua, kontrollua dhe ezauroi nevojën e një shfaqjeje force.
Kësaj radhe ngjan diçka tjetër, pasi asnjë arsye dhe asnjë analizë nuk justifikon dot sjelljen e Izraelit që ka minuar sigurinë e vet afatgjatë.
s.zaimi
Add new comment