Kolloqithje me rigon/Për Vangjelin Kuq e Zi në Himarë!
Dritan Hila, gazetari, shkruan se nesër në Himarë votohet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si? Sipas tij nëse votohet Gjikuria plotësohet aksi Dropull-Finiq-Himarë që mandej do kërkohet për Asocacion dhe mandej autonomi e shkëputje.
Hila thotë se këtë e ka thënë Beleri dhe Stavri Marko. Ç’a të thuash d.m.th!
Dhe këtë krizë që i ngjeth mishtë këtij patrioti që e bën të duket liliput edhe Hasan Prishtinën e zgjidh Vangjel Tavo!!! U rimishërua Aleko Prodani!
Harron vallë ky Hila se elektoralisht zonën e posaçme minoritetit ja dha Edi Rama?! I cili shpiku edhe një pakicë bullgare në Shqipëri?
Jo, nuk harron. Do ta besojë se është kështu, se kaq e ka, por edhe e përhap këtë xhufllëk që mbase ngiit tek ata të Kurveleshit. Mjerë ky vend ku mbërriti!
Po pse nuk gjeti një himarjot ta bllokojë jëtë Rama?! Po Goro që ishte dy mandate nuk e mbylli dot këtë bela?
Ja, zoti Rama kishte dalë në Pazar dje me Vangjelin e Dropullit dhe Plator Nesturin nga Palasa. Pse nuk kandidon këtë z. Rama dhe z. Hila që t’i japin fund diskutimit me helenizma që as ia kanë idenë në të vërtetë!
Si mund të jetë ky vend kaq i shëmtuar në të menduar xhanëm? Aq sa në kamp përqendrimi të jesh e do preferoje të rrije ende aty sesa në këtë pseudo-komb ku flitet e mendohet kështu!
s.zaimi
Comments
Gjeloshi i ka premtuar burit
Gjeloshi i ka premtuar burit te Rudines se 50€ gjobe qe ky i fundit e hodhi si ide per pushuesit alvanose qe duan te shkojne ne Hellatha, do t'a beje realitet duke i vendosur nje tra(p) ne dalje te tunelit. Po fitoi votat.
Hajt mo se mire u behet me
Hajt mo se mire u behet me Vangjon. I joti ta zhyt me thelle
Add new comment