Qipro deklaron se ka një plan për evakuime nëse zgjerohet lufta Hamas-Izrael

Postuar në 03 Gusht, 2024 17:47

Ministri i Jashtëm i Qipros Constandinos Kombos, ka deklaruar se vendi i tij do të shërbejë si “urë sigurie” për evakuim njerëzish nëse lufta Izrael-Hamas zgjerohet.

Agjencitë e vendit sipas tij janë mobilizuar si pjesë e një plani afatgjatë evakuimi të quajtur “ESTIA”.

Përgatitjet vijnë ndërkohë që tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një shkallë të re për shkak të vrasjes së liderit politik të Hamas, Hannyieh, dhe deklarimeve nga Irani se do të ketë hakmarrje.

Aktualisht asnjë vend nuk ka deklaruar se pret palestinezët në territorin e vet, as edhe Egjipti, ndërkohë që me nisjen e luftës edhe misionet ndërkombëtare morën shumë kohë që të viheshin në lëvizje.

Comments

Submitted by Maksi (not verified) on

Qipro po u ve floten e vet ajrore ne dispozicion palestinezeve qe duan te evakuohen. Sikur avionet turq, egjiptiane apo te uae e qatar nuk mjaftojne. Te ishte per ti zhvendosur, nuk ngelet puna te Qipro djalo. Eshte si puna atyre infermiereve tone qe cuam per covid ne Itali dhe shpetuan gjithe italine

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.