Riso Arborio 1 kg, del nga qarkullimi në Itali për kadmium mbi normë. Produkti në shitje në Shqipëri
Grupi Conad në Itali njofton së fundmi se ka vendosur të tërheqë nga tregu produktin oriz Arborio, 1 kg, që sugjerohet për rizoto. Grupi ka kryer analiza vetë dhe ka rezultuar se produkti përmban norma kamdiumi mbi kufijtë e lejuar.
Në njoftimin përkatës Conad Italia u bën thirrje të gjithë klientëve që kanë blerë një produkt të tillë të drejtohen në njësitë e shitjes për ta kthyer.
I njëjti produkt me të njëjtin kod EAN, ndonëse e paqartë për Lotin që është prekur nga ky ndalim, është aktualisht në shitjenë pikat e Conad në Tiranë, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim për produktin që në Itali është nxjerrë nga qarkullimi. Kadmiumi mbi normë cenon sidomos veshkat.
Add new comment