Le Pen vihet nën hetim për fushatën presidenciale të vitit 2022

Postuar në 09 Korrik, 2024 14:06

Prokurorët francezë në Paris kanë hapur së fundmi një hetim për financimin e fushatës presidenciale të Marine Le Pen në vitin 2022, kur ajo mori 41% të votave përballë Emmanuel Macron.

Përfitim fondesh, mashtrim dhe fallsfikim, janë disa nga akuzat e ngritura. Hetimi do të duhet të vlerësohet nga një gjykatës, ndërkohë që në muajin shtator Le Pen pritet të kalojë në proces gjyqësor së bashku me 24 persona të tjerë për akuzën e keqpërdorimit të fondeve të BE-së, aukzë që vjen pas shtatë vjetësh hetimi.

Hetimi i tanishëm vjen në në një konteskt shumë të ndezur politik në Francë, kur Bashkimi Kombëtar i Le Pen nuk arriti dot fitoren, por tronditi skenën politike franceze. Aktualisht në disa media janë hedhur hamendësime mbi një konflikt të mundshëm mes saj dhe Jordan Bardella, fytyra e re të djathtës ekstreme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.