Stetoskopi i mjekut, apo çekiçi e gjyqtarit?

Postuar në 03 Korrik, 2024 21:00
Jak Simoni

 

Historia e zbulimit të stetoskopit është mjaft interesante dhe buron nga një akt vërtetë etik i një mjeku francez me vitrtyt vërtetë të lartë. Bëhet fjalë për, René Laennc, i cili  e zbuloi, sepse, për të dëgjuar rrahjet e  zemrës të një pacienteje që po kuronte, nuk ia lejonte vetes të vendoste veshët në kraharorin e saj. Ai filimisht mbështolli një letër në formën e një tubi dhe e vendosi nga njëra anë në veshin e tij e nga ana tjetër në të majten e kraharorit të kësaj gruaje, duke krijuar një kanal dëgjimi në distancë dhe duke dëgjuar kështu rrahjet e zemrës së saj. Më vonë u perfeksionua si instrument mjekësor dhe jo vetëm kaq, por u bë simbol i profesionit të Hipokratit të famshëm, i cili betohej se do ndihmonte të sëmurët, duke evituar shkaktim dëmi apo padrejtësi dhe se do të ruante të pastër dhe të shenjtë këtë art.

Si ka mundësi që shembujt të tillë nuk u bëjnë përshtypje një pjese të madhe të mjekëve tanë? Nga sa pamë së fundmi tek Spitali Onkologjik, zhvatja dhe abuzimi, duke shfrytëzuar statusin e “shpëtimtarit të jetës” ishte në formën  ekstreme. Atij i ngjasojnë shumë spitale të tjerë. Një pjesë e madhe e mjekëve shfrytëzojnë rastin se shqiptarët paguajnë, sepse në raste sëmundjesh u  gjenden pranë të afërmit dhe miqtë brenda dhe jashtë vendit. Por ka sa të duash raste që vërtetë nuk kanë për të paguar dhe askush nuk ndjen dhembshuri.

Në spitalet tona ka shumë raste, ku praktika fetare e rrethprerjes (natyrisht me pagesë) ka precedencë ndaj fëmijëve të tjerë pacientë, që presin në prehrin e prindërve të tyre.

Pa përjashtuar faktin se mjekë të frymëzuar nga dy shembujt e lartpërmendur ka pasur sa të duash Shqipëria, por një realitet skëterrë i ka detyruar të largohen dhe kanë mbetur një pakicë që po izolohen gjithnjë e më shumë nga “mjekët” mashtrues.

Së fundmi drejtësia po mundohet të bëjë detyrën e saj: metaforikisht, çekiçi i gjyqtarit do të vendosë për stetoskopin e mjekut.

Shpresojmë të ketë ardhur koha e “pagimit të borxheve”. Pikërisht më këtë togfjalësh përkufizonin drejtësinë filozofët e të lashtë grekë.

Meqë jemi tek këta filozofë; mesa duket intelektualizmi etik i Sokratit, sipas të cilit bën keq ai që nuk njeh (nuk ka intelekt për të njohur) të mirën, në Shqipëri nuk ka funksionuar dhe nuk funksionon.

Po t'u besojmë rezultateve të shkollës së mesme në Fakultetin e Mjekësisë, vazhdimisht aty kanë shkuar ata që kishin rezultatet më të larta. Dëshpërimisht nuk duhet t'u besojmë të parave e as të dytave. Shqiptarët kanë humbur besimin tek të gjithë dhe tek gjithçka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.