Këshilla se për çfarë (nuk)duhet shkruajtur

Postuar në 26 Qershor, 2024 10:03

Nuk duhen anatemuar bluzat e bardha. Mjekët janë aty për të shpëtuar jetë! 

Ja këshilla që lexon sapo një skandal i radhës pushton sektorin e skandaleve si shëndetësia. 

Gazetari nuk shkruan për gazetarin se tani jemi kolegë. 
Nuk duhet shkruar për bankat dhe mikrokredite se sulmohet sistemi dhe përhapet panik. 
Duhet shkruar pët politikën, gjyqësorin, policinë, doganat, Samir Manen dhe Shefqetin dhe duhen zbardhur debatet apo Saliu nga Dritarja. 

Kjo është kultura që na këshillohet nga ata që edhe kur akti është i formuluar nga PRKURORIA, interpretojnë se nuk duhen anatamuar këta apo ata. Po pse? Për solidaritet të urdhërit? Për ndjesinë kalorsiake të vëllazërisë? 

Po cili shqiptar vallë nuk dha para te mjeku njëherë në këtë vend? Cili dinjitet ruhet te bluza e bardhë nëse nuk shkruhet? Dhe po, politika e ka fajin, po ai mjeku në moshë madhore që merr paratë e I fut në xhep, që sugjeron klinikë private e sorrollat, nuk ka ai asnjë përgjegjësi? 

Po nëse këto bluza të bardha janë kaq hunmane si mundet që edhe spitalet private janë bërë mallkimi i dytë më i madh? Ka një problem shumë të madh këtu që buron natyrshëm në shoqëri.

Në vend të një mea culpa të madhe, një pastrimi të radhëve nga ata që nuk përmbushin normat bazë edhe të një etike profesionale, kemi sot avokatinë e atyre që nesër pretendojnë fë marrin drejtimin e sistemit vetëm pse sot bënë punën më të lehtë: sulmuan politikën. 
Fundi I fundit, pasuri të paligjshme nuk kanë vetëm gjyqtarët e prokurorët, të cilët nuk dolën së paku si grup e të thoshin: mos shkruani dhe mos sulmoni togat e zeza, templarët e drejtësisë! 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ka kaq shume ngjarje te shemtuara, ngjarje te tmerrshme gjate ketyre 30 vjeteve ne kurriz te shoqerise shqiptare, ngjarje te errta, qe tja tregosh te huajve i duken si ne filmat horror dhe te duken te pabesueshme; po ja qe jane realitet dhe qendrimi i shtetit eshte nje qendrim Sadist. Dhe te mendosh qe eshte vetem maja e ajsbergut. Ky shtet ndjen kenaqsi nga vuajtjet e popullit dhe kjo eshte Sadizem. Ti krijosh vuajtje njerzve dhe te kenaqesh eshte Sadizem. Ka qe 34 vjet qe e bejne te vuaj popullin.

***
Afro 50 vjet me pare sociologet bene nje eksperiment. Eksperimenti i burgut te Stanfordit. Qellimi i eksperimentit ishte te zbulonte psikiken e te burgosurve dhe psikiken e oficerve/gardianeve, Dhe e zbuluan. Dhe e nderprene eksperimentin. Cdo gje u kthye ne sadizem, ne kenaqsi perverse te gardianeve. Te burgosurit kapitulluan dhe pranuan tmerret. Rezultati i eksperimentit bindi psikiatrit qe e keqja eshte brenda secilit pej nesh dhe sapo e ndjejne qe jane te fuqishem kthehen ne sadiste. Ngjarja eshte bere film. Te gjithe keto ngjarje te errta ne Shqiperi nuk jane rastesi. Nderpritni eksperimentin...kush ta nderpresi! Ne Shqiperi vashdon filmi “Gardiane dhe te Burgosur“- me turne, njehere PD, nje here PS.

Submitted by Flora keci (not verified) on

Është turpe qenë mjekësi të shkelet ligji i hipokratit mjekësia sot është në ditën më të zeza dhe kjo për shkak të kësaj qeverie të paktën dy ministrat e shëndetësisë dhe drejtoresha e spitalit një pinjollë e bllokut të japin dorëheqjen dhe të kërkojnë falje publike qoftë dhe njëherë të vetme turpe kjo është të bësh dava me ata njerëz që janë në funde të jetës turpe por qeveria që deshëm është kjo apo një bandë hajdutësh të pa ngopur une gjithsesi i uroj shërim të shpejtë të gjithë të sëmurëve tek onkologjikut të kthehen sa më parë në familjet e tyre

Submitted by Sudja & Gjallic... (not verified) on

Ashtu eshte z.Primate.
Para se ti dergojme shqipfolesit te Onkologjiku, le ti dergojme te Psikiatria!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.