Edhe Greqia me Drejtori të posaçme policore kundër krimit të organizuar
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/06/42966601-960x600_2024_06_15_13.jpg?itok=Wh6ZboPW)
Presidenti grekk a dekretuar krijimin e Drejtorisë për Luftën Kundër Krimit të Organizuar, që në mediat e vendit fqinj po cilësohet si FBI-ja greke.
Njësia do të gëzojë autonomi operative, por do të mbikëqyret nga drejtori i Policisë Helene. Me të njëjtin dekret presidenti grek, Sakellaropoulou, parashikon krijimin e një Nën-Drejtorie për Veriun e Greqisë që së bashku me njësinë kryesore do të kenë për detyrë luftën ndaj organizatave ndërkufitare, hetimi për pastrimin e parave, monitorim i zhvillimit të krimit të organizuar si dhe studimi i metodave për ta luftuar.
Drejtoria e re do të përthithë në vetvete pesë departamente policore; narkotikët, krimi kundër jetës dhe pronës, krimi i organizuar/dhuna sportive dhe krimet financiare.
Add new comment