Tani gardianët janë miqësorë me eurodeputetin shqiptar Fredis Beleris

Postuar në 11 Qershor, 2024 13:02

Eurodeputeti shqiptar i Demokracisë së Re greke, Fredis Beleris, ka zhvilluar një bisedë video me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis që e ka uruar për fitoren. Rreth kësaj bisede ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgios Gerapetritis, ka sqaruar një moment të lezetshëm:

Dje kryeministri Kyriakos Mitsotakis pati një bisedë telefonike me zotin Beleris. Jam i informuar në fakt se telefonatës së Mitsotakis i parapriu një provë, pasi autoritetet e burgut nuk dëshironin që telefonata të shoqërohej me ndonjë problem që do të krijonte idenë e sabotimit në komunikim.  Ndërsa dje, që herët në mëngjes, gardianët e zotit Beleris ishin më miqësorë se zakonisht. Si ndryshojnë kohët…!

Rrethanat nuk janë shumë inkurajuese për mundësinë e pjesëmarrjes së Fredis Belerisit në betimin që do të bëhet në Parlamentin Europian mes dative 16-19 korrik. Beleris është dënuar në shkallën e parë dhe pret gjykimin e Apelit. Unë besoj se do të kemi një vendim të logjikës evropiane. Shqipëria dëshiron të jetë pjesë e familjes evropiane. Duhet të ndjekë edhe rregullat evropiane. Nuk është e mundur që një deputeti të zgjedhur t'i mohohet e drejta për të marrë detyrat e tij

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.